STOP – EMISIONI 54 (SEZONI 2)

Bllofi i Ilir Beqes me shkarkimin e Clirim Hajdarmatajt dhe sfida e ish-drejtorit.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi bisedën telefonike të ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj me ish-kreun e Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Clirim Hajdarmataj. Beqaj shkarkoi zyrtarin e Tropojës, pasi i kërkoi llogari, se pse nuk mori pjesë në mbledhjen e asamblesë socialiste të qytetit.Por pas transmetimit të emisionit, ministri reagoi në fb duke u shprehur, se shkarkimi ishte bërë për shkelje ligjore, për pagesë të një punonjësi, pa u paraqitur në punë. Pa dhënë shpjegime, se psë nuk denoncoi zyrtarin dhe pse nuk i dha këtë motivacion, Beqaj pretendoi, se “ia hodhi”. Por vetë Hajdarmataj iu përgjigj tashmë nga SHBA ministrit, duke i thënë, se kishte deklaruar një të pavërtetë dhe duke e sfiduar me vajtjen në prokurori. Edhe deputetët dënuan aktin e shkarkimit të zyrtarit, për shkaqe thjesht dhe vetëm partiake.

Skandali i shkarkimit partiak nga Ilir Beqaj, biseda që “fundos” ministrin.
“Stop” transmeton një tjetër bisedë të regjistruar, këtë rradhë mes ish-kreut të fondit të kujdesit shëndetësor të Tropojës, Clirim Hajdarmataj dhe drejtoreshës së burimeve njerëzore në këtë institucion Metila Dylgjeri. Kjo e fundit i pohon zyrtarit të shkarkuar, se nuk ka një motivacion për këtë largim, ai është politik dhe duhet të shkojë në gjykatë. Në emisioni janë transmetuar disa herë raste të shkarkimit të paligjshëm nga puna. Në bazë të një dokumenti zyrtar, të siguruar nga “Stop”, rezulton, se nga thesari janë paguar rreth 5 milionë euro dëmshpërblime për largimet nga puna për vitin 2016.

Clirimi – Isha afër.
Drejtoresha– Ishe afër?
Clirimi – Ëhë.
Drejtoresha – Pse s’ishe në punë sot?
Clirimi – Jo, i kërkova drejtorit në fakt, me e taku dhe të visha dhe ta takoj kështu, se kishte kohë.
Drejtoresha– Drejtori I Përgjithshëm?
Clirimi – Ëë.
Drejtoresha – E c’a të tha?
Clirimi – Do të të kthej përgjigje tha, në shtator. Mbaro edhe këtu njëherë.
Drejtoresha – Tani për c’a të kanë thërritur?
Clirimi – Hë?
Drejtoresha – Ato do bëjnë një lëvizje. Lëvizje politike, që kështu…
Clirimi – Ëhë.
Drejtoresha – Nuk di kush është akoma personi tjetër, që do t’ju zëvendësojë, do t’ju…
Clirimi- Ëhë.
Drejtoresha – Tani më shumë unë të thërrita mirë, për ta komunikuar, po për pjesën e largimit d.m.th.
Clirimi – Ëhë.
Drejtoresha – Ta bëjmë menjëherë që procedurë…
Clirimi – Si ta them…?
Drejtoresha – Se tashi është vendosur brenda Partisë tuaj, por mbi të gjitha nuk e di. Për të tjerat nuk e kam idenë.
Clirimi – Me ia thënë komunikoja…
Drejtoresha- Të largohet nga puna (qesh)
Clirimi – Mirë mo. Në rregull!
Drejtoresha – S’të vjen mirë, po që …
Clirimi – Jo mo jo, s’ka problem! C’a?
Drejtoresha – Ndoshta i ke më mirë ato pjesët andej, nuk është se…
Clirimi – E kush? Si? Apo…?
Drejtoresha – Ne thjeshtë bëjmë procedurat.
Clirimi – Nga kush ka ardh i deleguari? Nga? Ë…? Motivacion kështu gjë?
Drejtoresha – Nuk di. Ti i ke fajet! Thjesht politike është, nuk e di… Jo, motivacion nuk kam.
Clirimi – Nuk ka motivacion. E si do e bësh? Të menjëhershëm?
Drejtoresha – Si do ta bëjmë, prandaj desha dhe një mendim tëndin. M.gj.th…
Clirimi – Të menjëhershëm, apo si ta kesh.
Drejtoresha – Ta bëj pezullim nga detyra?
Clirimi – Po.
Drejtoresha – Hidhe dhe në gjyq.
Clirimi – Të them të drejtën.
Drejtoresha – Sido, që të vijë.

36 familje të përmbytura në Babrru në qiell të hapur?!
Reshjet e ditëve të fundit përmbytën 36 familje në Babrru. Ato u strehuan përkohësisht në palestrën e shkollës së mesme “Gramoz Palushi”. Banorët thonë, se shkak i përmbytjeve të rradhës u bënë punimet e firmës Trema në argjinaturën e lumit.Por pavarësisht, se banorëve iu dëmtua gjithcka, që kishin në shtëpi, tani që emergjenca ka kaluar, u thonë të lirojnë palestrën, pa i dhënë zgjidhje, se ku të fusin kokën.

Të Fundit