STOP – EMISIONI 53 (SEZONI 3)

E rrallë në Kucovë, 15 vjet sorollatje për një patentë.
Elmaz Toska, një qytetar nga Driza e Kucovës, ankohet në “Stop”, se prej 15 vitesh ëndrra e tij e jetës është pajisja me patentë për drejtimin e makinës.Njërën dorë e ka pa gishtërinj, që nga lindja, e për pasojë gjithmonë i kërkojnë një gjë të re, që t’i japin lejen e drejtimit të automjetit.Në fillim i kërkuan makinë me kamio automatike, më pas një dorezë për ta komanduar, por sërish nuk ka e marrë patentën.Gazetarja e “Stop” i drejtohet komisionit të lejeve të drejtimit në Berat. Kreu i këtij komisioni Hekuran Zeqo, tregon procedurën, që duhet të ndjekë Elmaz Toska dhe premton, që t’i zgjidhë përfundimisht problemin.

Mjeku mashtrues në Durrës, për 650 mijë lekë e 12 ditë “shëron” hernien.
Një qytetar denoncon në “Stop”, se vuante nga hernia diskale dhe pasi nuk gjeti zgjidhje, i sugjeruan një mjek popullor në Durrës, i cili premtonte shërimin e hernies për 12 ditë.Pasi u lidh me mjekun Kadri Sherifi, ky i fundit i aplikoi metodat e tij: e shtroi në kushte spitalore në shtëpinë e tij dhe e leu me cajra e vajra e kafe, për 12 ditë, që i kushtuan 650 mijë lekë të vjetra, por problemi mbeti.”Stop” provon të takojë mjekun cudibërës, i cili sugjeron të njetjën metodë.Ai pranon, se nuk ka licensë nga Urdhri i Mjekut dhe nuk paguan tatime, pasi aktiviteti i tij, nuk është ligjor.Mjeku neurolog Altin Kuqo shpjegon problemet e hernies diskale dhe mënyrat e zgjidhjes së këtij problemi, që nuk përputhen me ato të Kadri Sherifit.

Kreu shërbimin ushtarak në vitet ‘70, ka humbur dokumentacioni…!
Loro Zefranja, një qytetar nga Shkodra, tregon në “Stop”, se ka kryer shërbimin ushtarak në Kamëz në vitet 1971-1974. Por sot nuk i njihet shërbimi, pasi emri i tij nuk figuron gjëkundi.Loro sjell shembuj e informacione nga ushtria, por zyrtarisht një gjë e tillë nuk njihet.Një shoku i tij tregon, se cfarë bënin në ato vite, kur u zbuluan dhe grupet armiqësore të rradhës.”Stop” iu drejtua me shkresë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes dhe përgjigja ishte, se për këto vite nuk ka dokumentacion…

Të Fundit