Disa ditë më parë trajtuam një rast shumë te ndjeshëm në fshatin Gizavesh të Librazhdit. Një burrë me aftësi të kufizuara, Dritan Buzra, u arrestua me akuzën për dhunë në familje. Pas investigimit të “Stop”, u zbulua, se gjithçka mund të ishte një akuzë e montuar nga një oficer policie.Sipas dokumenteve të siguruara, oficeri i policisë gjyqësore Eduard Laçi dyshohet, se ka falsifikuar procedurat, duke vënë të firmosë vajzën 10-vjeçare të familjes. Ky veprim ka ndikuar në ndalimin e padrejtë të Dritan Buzrës.Pas publikimit të rastit, Agjencia e Mbikqyrjes Policorereagoi, duke dërguar materialet në Prokurorinë e Elbasanit për hetim ndaj oficerit për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.Nga ana tjetër, Endeta Dental Clinic dhe stomatologu Din Tarja ofruan ndihmë për familjen Buzra me 10 milionë lekë të vjetra për rregullimin e shtëpisë dhe një rrogë mujore prej 500 eurosh në muaj për një vit. Bashkia Librazhd u angazhua gjithashtu për rregullimin dhe lyerjen e banesës. “Stop” në bashkëpunim me Studion Juridike “Jurisprudenca” dhe avokatin Arben Llangozi,hapën një proces në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar rishikimin e arrestimit.Një akt-ekspertim kriminalistik, i kryer nga eksperti Vladimir Ikonomi, ka konfirmuar dyshimet për falsifikim të firmave.
Kryeministri Rama ka deklaruar, se ministrja e Inteligjencës artificiale, Diella, është shtatzënë dhe pret plot 83 fëmijë.Ministrja “alla Stop”, ka dalë nëpër qytet dhe halli më i madh i qytetarëve ishte të gjenin, se me kë i ka Diella 83 pasardhësit.Më pas anoncojmë lotarinë e Albmarket, shorteun, që mundëson shumë cmime, për cdo blerje mbi 2000 lekë të reja në këtë rrjet supermarketesh.Shorti do të hidhet në 15 janar 2026 drejtpërdrejt në studion e emisionit “Stop”.
Pas dokumentimit të provave të reja, për arrestimin me prova të montuara të Dritan Buzrës në Gizavesh të Librazhdit, Gjykata e Apelit reagoi brenda javës, duke caktuar datën e shqyrtimit për masën e sigurisë. Falë bashkëpunimit të emisionit “Stop”, Studios Juridike “Jurisprudenca”, dhe ekspertëve, u arrit të dëshmohej, se arrestimi i tij kishte ndodhur në rrethana të dyshimta dhe të montuara.Në përfundim të seancës, Gjykata e Apelit vendosi të zëvendësojë masën e “arrestit me burg” me “arrest shtëpie”, derisa çështja të përfundojë në Prokurorinë e Elbasanit. Ne u rikthyem në Gizavesh, për të treguar momentin e rikthimit të Dritanit në shtëpi dhe takimin me fëmijët dhe bashkëshorten, Fatushen, pas javësh të vështira ndarjeje.



