Jemi në lagjen nr.3 në Sarandë, pasi zonja Eli Mici na tregon, se prej 5 vitesh, Lindita Bushati, me te cilën ndan një apartament me 3 dhoma, të dhënë nga shteti, i ka zënë hapësirat e përbashkëta. Në korridorin dhe banjon e përbashkët Lindita Bushati ka futur sendet e saj, madje në dhomën e vet mban edhe mace. Zonja Bushati e ka kthyer edhe shkallën e pallatit në magazinë mbeturinash e sendesh të vjetra.Shqetësimin e Elit e ndan edhe Nora, që jeton prej 46 vjetësh në të njejtin pallat.Ne u takuam me zonjën Bushati, e cila tha, se veprimet e saj janë në rregull dhe vendosja e objekteve në hapësirën e përbashkët, është normale.Më pas iu drejtuam Shërbimit social në bashkinë Sarandë, ku drejtoresha tha, se e njeh problematikën dhe do ta konsultojë me SPZ-në e zonës.Pasi morëm kontakt me policinë bashkiake të Sarandës, një grup punonjësish bënë pastrimin e shkallës, ndërsa për apartamentin, palët duhet t’i drejtohen gjykatës.
Ditën e djeshme Kroacia bllokoi një sasi pjeshkësh e domatesh në kufi, pasi kishin kaluar nivelin e pesticideve. Në dhjetor të vitit të kaluar ky shtet bllokoi mandarinat shqiptare për të njejtën arsye.Në nëntor 2023 BE bllokoi tonelata me kastraveca nga Shqipëria, për tejkalim të normave të produkteve, që përdoren për stimulim. Në tetor 2018 Greqia nuk lejoi tregtimin e specave nga Shqipëria me të njejtin arsyetim.Ajo, që po ndodh, është, se qytetarët shqiptarë po vriten dalëngadalë nga ushqimet, që konsumojnë.