Marsel Sina, një i ri i papunë, tregon, se përmes njohjesh, ra në kontakt me avokatin Sokol Berberi, i cili i premtoi, se për 3 mije euro do t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani. Sipas marrëveshjes, Marseli do paguante si fillim 1500 euro dhe me sigurimin e vizës, do pagunate edhe 1500 eurot e tjera. Marsel Sina i dha avokatit Berberi 1500 euro dhe avokati premtoi, se nëse nuk do i nxirrte vizën për një muaj e gjysëm, atëherë do i kthente mbrapsht 1500 eurot. Që nga muaji prill dhe deri në tetor 2021, avokati Sokol Berberi nuk mbaroi punë dhe nuk ktheu paratë, duke gjetur justifikime.Në një takim me gazetarin e “Stop”, Berberi tha, se do e asistonte të riun, nëse ambasada vononte përgjigjen. Sipas tij, edhe për të blerë bukë, duhet asistenca e një avokati.Pas këmbënguljes sonë, Berberi premtoi të kthente paratë në 15 tetor, duke kërkuar, që problemi të mos transmetohej.Nga Gjermania, ku ndodhet me punë, Marsel Sina na konfirmoi, se avokati Sokol Berberi ia ktheu shumën prej 1.500 eurosh.
Gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin e Holandës Mark Rutte, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i bëri homologut holandez 4 dhurata. Rama tha, se e ka pritur kryeministrin holandez shumë herë për vizitë në Tiranë, ndaj dhe i tregoi dhe numëroi dhuratat e vizitave të munguara të vitit 2015, 2017, 2019 dhe vizitës aktuale.
Një ditë me parë transmetuam denoncimin e qytetarit Ilirjan Dojce, shitës ambulant dhe banues në Korcë. Ai tregoi, se kishte shkuar për të shitur speca në Pogradec me makinën e tij private. Rreth orës 23:00 Ilirjani me dy shokët e tij në makinë, u ndalua nga një patrullë me tre policë, të cilët fillimisht i kërkuan llogari për kalimin e orës policore.Në këtë moment Ilirjani tha, se u ka dhënë 20 mijë lekë të vjetra policëve dhe ata e kanë lënë të ikë. Pasi Ilirjani ka lënë dy shokët nëpër shtëpitë e veta, ka ndeshur sërish të njejtën patrullë dhe policët e kanë rrahur brutalisht, duke i thyer edhe dhëmbët. Një ditë pas transmetimit në emisionin “Stop” të këtij rasti, SHÇBA ka bërë një reagim.Në njoftimin zyrtar thuhet, se në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Komisariatin e Pogradecit, kanë nisur procedurat hetimore për këtë rast. Dy punonjësit e policisë janë shoqëruar, për të dhënë shpjegimet përkatëse.