STOP-EMISIONI 49(Sezoni 10) 7 Nentor 2024-“Flet ne tv per pensionet tona, me mori 800 euro e u zhduk”, denoncimi.

Dritan Llalla, një emigrant shqiptar në Greqi, thotë, se është mashtruar nga kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë, Arben Cani, në Athinë, i cili i premtoi t’i bënte disa dokumenta të gruas, të cilat nuk i mbylli. Dritani pagoi 800 Euro, si fillim dhe pas gati 4 vjetësh, as ka mbaruar punë e as ka marrë paratë. Në komunikimin e fundit me Arbenin, ky i fundit thotë, se do ia kthejë paratë, por ka patur probleme.Ndërsa në komunikim me gazetarin e “Stop”, Arbeni kërcënon me gjyqe në gjykatat greke.

Më mirë të paguajnë qira gjithë jetën për banesën e tyre, apo të marrin kredi, me shpresën, se dikur shtëpia do të bëhet e tyre. Për këtë dilemë kemi pyetur qytetarët e Tiranës, të cilët tregojnë për ankthin e kredisë, por edhe pasigurinë e një shtëpie me qira. Nuk mungojnë edhe batutat në përgjigjet e tyre.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim për bashkëshortët Gëzim e Sokolesha Pepa, të cilët punojnë mësues dhe edukatore në shkollën 9 vjecare të Velmishtit në Roskovec dhe nga ana tjetër marrin pagesë për distancën e largët mes shkollës dhe banesës. Sipas denoncimit, kjo është abuzive, pasi ata jetojnë në fshatin Velmisht, shumë afër shkollës. Ne konfirmuam në ZVA Roskovec, që të dy bashkëshortët paguhen për distancën e punës me vendbanimin.Pasi na u konfirmua pagesa nga ZVA Roskovec, ne shkuam në fshatin Velmisht, ku banorët na konfirmuan banesën private të bashkëshortëve po në fshat, shumë pranë shkollës.Edhe në shtëpinë e bashkëshortëve Pepa, nëna e Gëzimit na tha, se jetonte aty me djalin dhe me nusen.Me një pasaportizim fiktiv, ata i marrin shtetit para, që nuk i takojnë.

Të Fundit