STOP-EMISIONI 48(Sezoni 10) 6 Nentor 2024-Debia 2 milione e 200 mije leke per ujin e paguar, UKT ngaterron person.

Lirie Preçi tregon, se që në vitin ‘94 jeton në Babrru, dhe gjithmonë ka qenë e rregullt në pagesën e ujit të pijshëm.Prej 4-5 vjetësh u vendos matës uji dhe pagesat vijuan rregullisht. Por së fundi Liria tregon, se e telefonuan nga UKT, ku i thonë, se është debitore në shumën 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.Në këtë pikë në UKT u paraqit bashkëshorti i zonjës, Bashkim Preçi, të cilit iu komunikua, se jemi debitorë në një kontratë, që sipas UKT-së paskemi hapur. Liria thotë, se nuk ka hapur kurrë një kontratë të re, por sipas saj diku është bërë gabim. Ajo tregon, se në lagjen e tyre ka qenë një tjetër person me emër e mbiemër njësoj me burrin e saj.Gazetarja e “Stop” interesohet në zyrat e UKT-së, ku drejtoresha ekonomike Elona Pasha, shpjegoi, se rasti u verifikua dhe u kuptua, që ishte një gabim identiteti, ndaj debia e kontratës së dytë, do t’i hiqet familjes denoncuese.

Një qen është stërvitur, që të hidhet e ngjitet në tavolinë, për të kapur ushqimet. Të zotët e qenit e kanë filmuar videon, që është shndërruar në virale.

Orjana Rrushi, nga Korca, tregon, se në vitin 2021 është martuar me dikë, që e ka njohur nëpërmjet një shoqeje. Por më pas ai u zhduk pa asnjë kontakt. I mori mbiemrin Orjanës, me justifikimin, se i pëlqente mbiemri i saj.Edhe gazetarja jonë u përpoq ta telefonojë e madje shkoi edhe në Cërrave të Pogradecit, për ta kërkuar, por pa sukses.Problemi tjetër i Orjanës është, që vuan nga skizofrenia dhe ka dy muaj pa marrë kempin, prej sorrollatjes nga punonjëset e postës shqiptare.Gazetarja shkoi pranë postës shqiptare dhe komunikoi me punonjësen, e cila tha, se Orjana ka qenë në Greqi muajin e parë. Këtë muaj, sipas saj, Orjana i tha, që t’ia niste paratë e kempit me furgon, por punonjësja premtoi t’ia cojë vetë në Korcë.

Të Fundit