Rasti flagrant, që trajtojmë sot, lidhet me mjekun e Qendrës Shëndetsore nr.10 Sinan M. Një qytetare i drejtohet fillimisht një farmacie pranë qendrës për shkak të shqetësimeve shëndetësore, ku takon doktorin, i cili prezantohet si mjek dhe i mat tensionin. Ai e fton qytetaren të shkojë në qendrën shëndetësore për një kontroll më të plotë.Në vizitën e parë, doktori tregohet i afërt dhe përpiqet të krijojë raport personal, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën. Në vizitën e dytë, doktori i sugjeron të bëjë check-up falas, duke përmendur emrin e tij. Ai vazhdon me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.Në vizitën e tretë, kur ndodhet i vetëm në zyrë, sjellja e tij kthehet në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur. Doktori i bën komente me përmbajtje erotike, e ngacmon fizikisht, i bën ftesa me nënkuptime seksuale dhe mundohet të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale. Në bisedat e mëtejshme doktori shfaq gjuhë të papërshtatshme, ofendon kolege femra dhe flet hapur për dëshira seksuale. Doktor Sinani thotë, se ka patur të dashur një infermiere, ndërsa me dy praktikante njëherësh ka kryer rasport. Ai i ofron pacientes raki dhe duhan, i bën propozime seksuale të drejtpërdrejta dhe tenton ta prekë fizikisht.
Gjatë një daljeje publike në zonën historike të Mexico City, presidentja Claudia Sheinbaum ishte në rrugë, teksa përshëndeste qytetarë dhe bënte foto. Por në këtë moment, një burrë, i cili dukej i dehur ose i paaftë për vetëkontroll, iu afrua papritur, duke e ngacmuar seksualisht. Burri u përpoq ta puthte në qafë presidenten e ta prekte më duar, derisa u ndalua nga shoqëruesit e presidentes.
Gjatë bisedave tërësisht të papërshtatshme, mjeku i Qendrës Shëndetsore nr.10 Sinan M, e mbyll pacienten në zyrën e tij, duke kërkuar ta bindë, për të kryer raport seksual. Ai madje komenton edhe të brendshmet e saj, duke përdorur fjalor vulgar edhe për zyrën e shtetit.Edhe pse troket dera, doktori nuk ndalon së provuari për një kontakt fizik me vajzën, duke vënë në dyshim integritetin e profesionit, institucionit dhe vetë personalitetit të tij.




