STOP-EMISIONI 44(Sezoni 10) 31 Tetor 2024-Del e dyta ne konkurim, mesuesja degdiset ne dy fshatra te larget.

Afërdita Poçi nga Lushnja, është mësuese letërsie prej 20 vjetësh, por së fundi po përballet me disa padrejtësi. Ajo është detyruar të hyjë në konkurs me dosje pas rënies së normës mësimore. Në këtë proces u rendit e dyta dhe i dhanë orë në 2 fshatra, ndërkohë, që mësuesen, që u rendit e treta, e lanë në shkollën Qendër Bubullimë dhe në një shkollë tjetër në qytetin e Lushnjes.Në bashkë me Afërditën ndoqëmitinerarin e një dite të saj me ndarjen e bërë, 3 orë në fshatin Rrënzë, ku transportin duhet ta sigurojë vetë dhe 1 orë tjetër në fshatin Halilaj, me distancë të konsiderueshme nga njëri-tjetri, shpesh duke rrezikuar, të mos gjejë makinë dhe të mos kapë orën e mësimit. Ne shkuam nëshkollën e mesme të bashkuar “Dhimitër Mino” në Bubullimë, shkolla Qendër dhe u takuam me drejtorin Arben Bame. Ky i fundit insistoi, që për këto orë ka rënë dakord zysh Afërdita, por kjo e fundit e mohoi një gjë të tillë.Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti e quan shkelje të rëndë këtë, që ka ndodhur.Pas kësaj mësuese Afërdita futet në konkursin për koordinatore e këshillimit të karrierës dhe fiton këtë pozicion në 3 shkolla, gjë që na u konfirmua me shkrim nga Drap Fier.

Sonte, në emisionin “Stop,” studioja shndërrohet në një festë Halloween-i plot mister, gallata dhe batuta! Humor, dhe momente të “frikshme” nga velinat e Stopit

Anila Maloku tregon, se ka shtëpinë e saj, por prej 10 vitesh nuk po merr certifikatën hipotekore. Anila thotë, se ka marrë lejen e legalizimit dhe e sorrollasin për certifikatën. Dosja më parë ka qenë në Fier, e tashmë ka kaluar në Lushnje, ku i thonë, se duhet të bëjë aplikimin nga fillimi, edhe pse ajo i ka përfunduar të gjitha procedurat.Anila është drejtuar në Kadastër, por nuk po merr zgjidhje, megjithëse lejen e legalizimit e ka marrë.Problematikën e saj e adresuam në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, ku na shpjegojnë, se ndryshimet në sistem mes periudhës së aplikimit të parë dhe të fundit, që ka kryer, zonja kanë qenë pengesë teknike. Për një javë u premtua marrja e hipotekës dhe në fakt ashtu ndodhi.

Të Fundit