Jemi në Elbasan për problemin e Liljana Ballës, e cila nga martesa e parë ka 3 fëmijë të vegjël. Është martuar sërish, por gjërat nuk kanë shkuar sic duhet, ndaj ka bërë kërkesë-padi për divorc. Liljana tregon, se i është rrëzuar dy herë kërkesa e padisë nga gjyqtari i Elbasanit Bujar Musta, me pretendimin, se nuk ka adresën e zonjës. Por nga ana tjetër, vendimi për kthimin e padisë, i ka shkuar zonjës në adresë. Liljana ka bërë kërkesë- padinë për herë të tretë në pritje që të mund të divorcohet. Avokati Eduart Bici, shpjegon, se nuk është normale kjo që bën gjyqtari Bujar Musta. Pas shumë peripecish, gazetarja e “Stop” arrin të takojë gjyqtarin Musta dhe ky i fundit premton, që këtë radhë kërkesë padinë e zonjës do ta shohë me kujdes.
Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët tha, se qeveria e ciftit presidencial mund të jetë me Lulzim Bashën kryeministër, Kryemadhin ministre të financave dhe Ilir Metën ministër të brendshëm. Duke vijuar ironinë, Rama tha, se Luli o duhet shpëtuar, o duhet lënë ta hanë ata të tre.
Në qershor të vitit 2019, në emisonin “Stop” u ankua Sabri Ceka nga Elbasani, për mungesë të ageve, nëpërmjet të cilave, ai merr medikamentet për sëmundjen e rrallë që ka, Hemofili A, një sëmundje gjaku.Pas transmetimit të shqetësimit, pati një reagim nga drejtori i QSUT-së, i cili i siguroi disa age, si dhe nga mjekë shqiptarë, që punojnë në Gjermani.Sot, pas më shumë se 1 viti, Sabriu ka nevojë për age të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore nuk e vunë ujin në zjarr. Pacienti merr medikamentet nga shteti, por shteti nuk i siguron aget, të domosdoshme për të. Sabriu thotë, se nëse nuk siguron aget, mund të përfundojë në karrocë. Gazetari i “Stop” i drejtohet Ministrisë së Shëndetsisë, por aty ndeshet me burokracinë dhe përgjigjen standarde: kërkesë me shkrim!…