STOP-EMISIONI 43(Sezoni 11) 31 Tetor 2025-Prej muajsh pa pare vajzen pas ndarjes, si u mundesua takimi babe e bije

Rudin Sulejmani nga Vlora, kërkonte prej më shumë se një viti të takonte vajzën e tij 15 muajshe, por ish-bashkëjetuesja Xhesika Leka nuk e lejonte, pavarësisht se kishte një vendim gjykate të formës së prerë. Çështja ishte në ekzekutim nga Zyra Përmbarimore Vlorë, nëpërmjet përmbaruesit Fitim Koçia, por përpjekjet kishin dështuar, pasi nëna fshihej dhe refuzonte bashkëpunimin.Pas transmetimit të rastit më 7 tetor 2025 në emisionin “Stop”, situata mori jehonë publike. Ngjarja solli reagime të shumta. Psikologia klinike Brunilda Lanoviti e quajti të papranueshme sjelljen e nënës dhe kërkoi ndërhyrje të shtetit për kontroll dhe rivlerësim të kujdestarisë. Ndërkohë, drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Alma Tandilli, deklaroi se do të ngrihej një grup ndërsektorial, për të hetuar rastin dhe për të verifikuar kushtet e nënës.Përfaqësuesi i shoqatës “Alo 116–111”, Klaudio Pulaha, bëri të ditur, se pas publikimit në media, nëna ishte sensibilizuar dhe kishte filluar të bashkëpunojë me institucionet.Falë ndërhyrjes së përmbarimit dhe njësisë së mbrojtjes së fëmijëve, të shtunën Xhesika Leka i mundësoi Rudin Sulejmanit takimin me vajzën, duke shënuar një kthesë pozitive në këtë ngjarje. Megjithatë, institucionet do të vazhdojnë monitorimin dhe kontrollet, për të siguruar respektimin e të drejtave prindërore dhe mirëqenien e fëmijës.

Ne u kemi bërë qytetarëve pyetje, sa të thjeshta, aq edhe të komplikuara, si psh “nëse nesër është e shtunë, cfarë dite ishte dje”. Përgjigjet e të intervistuarve, do t’ju bëjnë të shkriheni së qeshuri.

Në mars të këtij viti transmetuam një problem nga qyteti i Fierit. 85 vjecarja, Myfarete Vrenozi, nga shtrati ipleqërisë dhe sëmundjeve, u shpreh, se nuk donte të ikte nga kjo jetë, pa mbaruar legalizimin e shtëpisë, që e priste që nga viti 2016.Edhe nusja e shtëpisë Marjana Vrenozi tha, se kanë kishin bërë aplikimin, por nuk po kishin mundur të zgjidhin gjë.Nga shqyrtimi i dokumentave, rezultoi, se leja e shtëpisë, që i përket vitit ’82, nuk gjendej, pasi në vitin ‘97 u dogjën arkivat.Pas transmetimit tonë, Marjana Vrenozit iu përfundua legalizimi pas 9 vjetësh dhe ne shkojmë e ia dorëzojmë të moshuarës certifikatat e pronësisë, njërën me emrin e saj tjetrën, që mban emrin e djalit.

Të Fundit