STOP – EMISIONI 43 (SEZONI 2)

Nga burgu i Fierit në shkollën e Prrenjasit.
Letra dhe telefonata nga burgu i Fierit flasin për një situatë të vështirë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Në bibliotekën e shkollës së Prrenjasit mungonjë librat. Nxënësit thonë, se për orët letrare kanë vetëm 3 libra për 60 nxënës. Të njejtën gjë pohon edhe mësuesja Albana Merxhoni. “Stop” u bën apel shtëpive botuese të dhurojnë libra për shkollën “Qybra Sokoli” në Prrenjas.

Bashkia Berat grabit pronën e qytetarit.
Bashkia e Beratit po ndërton në një tokë, që familja Lafta pretendon, se është e saj.Përfaqësuesi i familjes Kostandin Lefta,tregon se është në gjyq me bashkinë për cështjen e pronësisë e megjithatë punimet vazhdojnë.Prona është kthyer në vitin 1994 nga agjensia e kthimit të pronave, por bashkia thotë, se në hipotekë rezulton e paregjistruar.Kryetari i bashkisë së Beratit Petrit Sina shprehet, se do të respektojë verdiktin e gjykatës, por bashkia nuk paraqitet në seancat gjyqësore, duke zvarritur procesin e duke mos ndaluar punimet…

Një qyetar i është drejtuar emisionit investigativ “STOP” për një çështje pronësie. Bashkia e Beratit po ndërton në një tokë që familja Lefta pretendon se është e saj. Përfaqësuesi i familjes, Kostandin Lefta, tregon se është në gjyq me Bashkinë për çështjen e pronësisë, e megjithatë punimet vazhdojnë ende. Prona është kthyer në vitin 1994 nga Agjencia e Kthimit të Pronave, por Bashkia thotë se në Hipotekë rezulton e paregjistruar. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sina, shprehet se do të respektojë verdiktin e gjykatës, por Bashkia nuk paraqitet në seancat gjyqësore, duke zvarritur procesin e duke mos ndaluar punimet.

Kostandin Lefta: “ Këtu mbrapa nesh është trualli i familjes Lefta, një truall prej 1 mijë metër katror, i trashëguar nga të parët tanë me vërtetime hipotekore të viteve 1923, 1932, mbi bazën e të cilave Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në Mars të vitit 1994 ia ktheu truallin familjes Lefta. Vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është i regjistruar në Mars të vitit 1994 në Hipotekë, është i regjistruar në Prill të vitit 2000, jemi pajisur me vërtetim hipotekor, aplikuam për çertifikatë pronësie në Maj të vitit 2015. U pa gjithë dokumentacioni, na u mor në dorëzim, u paguan lekët, u pajisëm me faturë origjinale. Harta dixhitale e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme e tregon qartë që sheshi “Teodor Muzaka” është pasuria me numër 11/193, me sipërfaqe 7330 metër katror që është kufi me pasurinë numër 11/175 të familjes Lefta, pra është kufitar nuk ka asnjë gjë të përbashkët. Pikërisht e gjitha kjo tregon që Fondi Shqiptaro-Amerikan, i cili operon me lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe amerikanë, ka operuar mbi truallin privat të familjes Lefta. Si rrjedhim, unë shtroj pyetjen, përse ndodh një diçka e tillë? Përse Bashkia po investon, po harxhon lekët e taksapaguesve amerikanë dhe shqiptarë me një truall privat, ku fare mirë mund të ishim ne investitorët, ashtu siç prisnim që të bëhej, sepse Fadil Nasufi, i pari dhe Petrit Sina, i kanë gënjyer. Kanë gënjyer Këshillin Bashkiak me të gjithë dokumentacionin, kanë gënjyer Ministrinë e Kulturës, kanë gënjyer edhe vetë kryeministrin dhe me paturpësinë më të madhe, e dinë se ne jemi në proces gjyqësor, kemi një vit e ca, vazhdojnë dhe punojnë. Vetëm me shtetet diktatoriale ndodh një gjë e tillë, në shtetet e botës së tretë që të vërtisin qytetarin e ndershëm, nuk ka mundësi. Deri sa të përfundojnë gjyqet çdo gjë duhet të ishte e ngrirë, atëherë përse veprohet? 

Petrit Sina, Kryetar i Bashkisë Berat:  “Të mbarojë i gjithë procesi gjyqësor. Në qoftë se vendimi fundor i gjykatës është që aty do lejohet fisi filan, familja filan për këtë gjë, ditën e nesërme do të jem unë i pari që do ta zbatoj.

Po kostoja që bie në kurriz të taksapaguesve?

Petrit Sina, Kryetar i Bashkisë Berat:  “Legjislacionin nuk e bëj unë .”

Është një shpenzim që bëhet dhe pastaj mund të prishet prapë…

Petrit Sina, Kryetar i Bashkisë Berat: “Unë e gjeta në proces.”

Sllavi Vrami, Inxhinier Urbanistike: “Nga informacionet që kam marrë nga Zyra e Regjistrimit, edhe më vonë në vitin 2015 për numrat e pasurisë që pretendon z. Lefta ka ardhuri i paregjistruar. Në këtë truall, duke qenë hapësirë publike është bërë edhe zhvillimi i këtij projekti për të rivitalizuar qytetin.”

I paregjistruar nuk do të thotë që kjo është një hapësirë publike apo prona e Bashkisë së Beratit, i paregjistruar do të thotë që mund të jetë një pronar që është në proces për pajisjen me çertifikatën e pronësisë dhe kjo nuk i jep të drejtë që Bashkia të iniciojë apo të vazhdojë punimet në bashkëpunim dhe me fondin Shqiptaro-Amerikan për rivitalizimin e këtij sheshi.

Sllavi Vrami, Inxhinier Urbanistike“I paregjistruar do të thotë, i panjohur, mund të ketë dhe pronar, mund edhe të kenë vajtur pranë Zyrës së Regjistrimit.”

Ju sapo thatë që kjo pronë është e paregjistruar duke ju referuar Hipotekës Berat, jam i saktë?

“Këtë shpreh shkresa e dërguar nga Zyra e Regjistrimit”.

Ndërkohë që Bashkia e Beratit ka hedhur në gjyq kthimin dhe kompensimin e pronave, pra ju e keni legjitimuar këtë pronë që thoni është e shtetit, çfarë shkruan në padinë që ju i keni bërë kthim kompensimit të pronave?

“Në këtë akt është kërkuar pavlefshmëria e vendimit, me idenë që ky akt është nxjerrë në kundërshtim me ligjin.”

Me çfarë provash e vërtetojmë se është shkelur?

“Qëllimi ynë ka qenë i tillë, si pronësi e vjetër, nuk e diskutojmë mund të jetë pronar i vjetër, por shteti në atë kohë ka shkelur dispozitat ligjore.”

“STOP” iu drejtua edhe Hipotekës së Beratit.

Alban Gjoka, Jurist Hipoteka Berat: “Zona kadastrale 85/02, ku pretendohet se është edhe pasuria është në proces të regjistrimit fillestar.”

Ky informacion ka munguar në përgjigjen që i është dhënë Bashkisë, nuk përmendet fjala proces.

Alban Gjoka, Jurist Hipoteka Berat: “Nuk ma merr mendja që përgjigjia e dhënë nga Zyra… nuk e di dhe në çfarë kohe është dhënë përgjigjia.

08.06.2015

Alban Gjoka, Jurist Hipoteka Berat: Është e paregjistruar…”

Ju thatë që është në procedurë…

Gjyqtari i çështjes: “Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat kjo çështje ka qenë në gjykim, ka qenë në disa seanca, për shkak të problemeve proceduriale që ka patur vetë Bashkia Berat e ka shtyrë disa herë çështjen, për shkak se në çështje duhet të ishin të paditur të gjithë përfituesit, trashëgimtarët Lefta, atyre që u është kthyer sendi, një truall në qytetin e Beratit dhe pas disa shtyerjesh në seancën e fundit. Në datën 12, Bashkia Berat nuk është paraqitur dhe gjykata, në datën 12 në orën 9:15 e ka pushuar çështjen, për shkak të mosparaqitjes së Bashkisë Berat. Tani para se të vije ti e të më pyesje u vura në dijeni që Bashkia Berat ka dërguar një njoftim për shtyerjen e gjykimit dhe kjo shkresë është paraqitur në datën 12.10.2016, në orën 10 e 30 minuta, një orë e gjysmë pasi është pushuar çështja.”

Rasti i rrallë i Alfonsit 7 vjeçar, i cili nuk ekziston ligjërisht.
Alfonsi është një fëmijë 7 vjec, i cili jeton në komunën Rethina në Shkodër, por ligjërisht ai nuk ekziston, pasi nuk është i regjistruar në gjendjen civile. I ati Anton Dakaj, tregon historinë e dhimbshme. Nga bashkëjetesa me partneren, ka ardhur në jetë Alfonsi, por e ëma e ka braktisur kur ishte vetëm 4 muajsh.Për regjistrimin e fëmijës i thonë, se duhet të hapë gjyq, por Antoni nuk ka para.Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i ka sugjeruar ta regjistrojë si fëmijë të gjetur.Ndërsa kreu i njësisë administrative Vlash Pjetri shpjegon, se pa prokurën e së ëmës, Alfonsi i vogël nuk mund të regjistrohet…

Duket se fati ende nuk ka trokitur për Alfonsin, djalin 7 vjeçar i cili jeton në komunën Rethina në Shkodër. I braktisur nga mamaja e tij biologjike vetëm 4 muajsh, tashmë është i “braktisur” edhe në gjendjen civile, pasi këto të fundit nuk e kanë të regjistruar emrin e tij dhe ai ligjërisht nuk ekziston. Babai i tij, i cili jeton në kushte të vështira ekonomike tregon me lot në sy rreth këtij problemi, që ka përfshirë djalin e tij të vetëm.

Anton Dakaj, nga bashkëjetesa me partneren, e cila sot nuk ndodhet më në Shqipëri, kanë sjellë në jetë Alfonsin, por për regjistrimin e fëmijës i thonë, se duhet të hapë gjyq, por Antoni nuk ka para. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i ka sugjeruar ta regjistrojë si fëmijë të gjetur. Ndërsa kreu i njësisë administrative Vlash Pjetri shpjegon, se pa prokurën e së ëmës, Alfonsi i vogël nuk mund të regjistrohet.

Unë jam Anton Dakaj, nga Tropoja. Kam gati 30 vjet që jetoj në Shkodër. Kam një fëmijë, nuk kam gjetur asnjë rrugëzgjidhje për regjistrimin e tij. Të gjitha institucionet këtu në Shkodër i kam shëtitur, me komunë Rrethinë, me bashki…

Kam qenë në bashkëjetesë me atë grua, por ma ka lënë fëmijën 4 muajsh në rrugë të madhe. Unë jam detyruar e kam marrë, e kam rritur, por nuk kam gjetur zgjidhje asgjëkundi për ta regjistruar. E kam çuar në shkollë, por kjo gjë është sot për nesër edhe në shkollë. I kam shkuar edhe Voltana Ademit..

Më tha pse nuk e ke regjistruar fëmijën sikur të ishte fëmijë i gjetur? Por unë nuk e regjistroj si të tillë, pasi e kam rritur vetë që 4 muajsh. Jam lodhur për t’i blerë gjërat sepse jetoj në shtëpi me qera, pa asnjë të ardhur. Kam jetuar tri vjet në karrocë në shtëpinë time, vetëm 11 muaj më kanë dhënë kemp dhe më pas ma kanë ndërprerë. Gjendja Civile nuk ta var fare, thonë që duhen letrat e ish asaj që ke bashkëjetuar. Por ajo nuk dëgjon që ti çojë, ajo ka ndërruar emër, mbiemër, çdo gjë, është e martuar në Maqedoni. Ajo nuk ka dëgjuar asnjëherë për të çuar asnjë dokument.

Kjo p.sh. është certifikata e lindjes së djalit. Këtë letër nuk e pranojnë dhe thonë shko e drejtohu gjykatës! Por gjykatës me çfarë t’i drejtohem unë? Mua mezi po me del të ha bukë. Ku ti marr unë 1000 euro që kanë kërkuar në gjykatë për të hapur gjyqin?

Aktualisht je në punë?
Jo!

Çfarë profesioni keni?
Unë merrem me riparime televizorësh, kasetofonësh etj. Unë sot i bëj apel atij që ka mundësi për të më ndihmuar për këtë gjë. Unë i jam drejtuar çdokujt, që kam ditur deri më sot, ndërsa sot jam detyruar për t’u drejtuar tek emisioni “Stop”.

Më pas në lidhje me këtë ngjarje redaksia e “Stop” u drejtua drejt Gjendjes Civile, në Njësinë Administrative Rrethinat, të Bashkisë Shkodër, por edhe pse ditë zyrtare pune, ky institucion ishte i mbyllur. Ndërkohë kryetari i Njësisë Administrative Vlash Pjetri, shprehet se është në dijeni të rastit të Alfonsit dhe gjendjes së vështirë ekonomike që ka babai i tij.

Problemi në fjalë, se pse nuk regjistrohet fëmija është me ligj që Gjendja Civile nuk mund të regjistrojë një fëmijë duke pasur vetëm njërin prej prindërve. Pra duhet një deklaratë ose një prokurë nga e ëma. Rasti konkret është që, e ëma e tij nuk dihet ku është dhe Gjendja Civile nuk mundet që ta regjistrojë sepse e ka me ligj, pa patur një prokurë nga e ëma ose një vendim gjykate për kujdestarinë e fëmijës. Ai gjendjen ekonomike e ka të vëshirë, nuk e di pse nuk shkon në gjykatë. I jemi drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe nuk kemi marrë përgjigje. Faktikisht unë nuk e kam vënë në dijeni kryetaren e bashkisë Shkodër, për këtë rast sepse kemi pritur të na vijë një përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Pastaj, të shikojmë të mbledhim nëpër bisnesmenë, apo stafi këtu i bashkisë që mund të kontribuojë me diçka të vogël, që ai të përballojë edhe gjyqin, por edhe të marri kujdestarinë e fëmijës.

Alfonsi sot është në klasë të dytë dhe ashtu si çdo dëshirë e çdo fëmije, që dëshiron të bëhet dikush në jetë Alfonsi ka dëshirën e tij për t’u bërë futbollist dhe urojmë që kjo ëndërr e tij të bëhet realitet, ku emri i tij të gdhendet në historinë e futbollit.

Të Fundit