Pallati i Brigadave me qira dhe Rama feminist!
Në Pallatin e Brigadave në kryeqytet tashmë organizohen aktivitete të natyrave të ndryshme. Në fundjavë u mblodhën atje kardiologë dhe nefrologë. “Stop” bën ironi me këtë fakt dhe dhënien me qira të ish-rezidencës presidenciale. Disa zyrtarë të opozitës kanë rënë “viktimë” e rrahjes nga pala tjetër. Ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar në një aktivitet partiak, se është feminist, socialist dhe artist.
Shërbimi konsullor në Milano, një histori korrupsioni!
Në konsullatën e Milanos mund të pajisesh me dokumentacionin e kërkuar, nëse paguan sekserët e duhur. Kamera e fshehtë tregon zinxhirin dhe mekanizmin e korrupsionit në këtë konsullatë.Me 1000 euro, jo vetëm merr “nulla osta”, por mund të marrësh dokumentin si i martuar, edhe kur në Shqipëri je beqar.
Shpjegimi me dokumenta i zinxhirit të korrupsionit në konsullatën e Milanos!
Saimiri dhe Genti shpjegojnë me dokumeta atë, që është realitet i përditshëm në konsullatën e Milanos. Cfarë ndodh kur paguan dhe paratë ia “jep” njeriut të duhur. Ky është rasti kur mund të ndryshosh datën, vitin, dhe cdo lloj gjeneraliteti, që mund të duash.
Në fund pamje nga radhët e gjata pët të blerë abone në qytetin e Beratit.