Një shtetase ukrainase, e cila prej një viti punonte në një lokal në Durrës, tregon, se është dhunuar nga pronari i saj, Igli Çami, pasi ajo kërkoi pagesën e pagave të papaguara, pas largimit nga puna. Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2025, dhe pas incidentit, ajo u shoqërua në komisariat, ku i thanë, të bënte ekspertizën mjeko-ligjore.Për një javë zonja nuk mundi ta realizojë ekspertizën, pasi mjeku ligjor Anton Samarxhi, nuk gjendej në vendin e punës. Pas ankesës së saj në emisionin “Stop”, mjeku Samarxhi tha, se i duhet të mbulojë Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën dhe Tiranën, ndaj nuk mund të jetë gjithmonë në një qytet. Ai deklaroi se do të hartonte raportin bazuar në gjetjet e një jave më pas, kur dëmtimet ishin më pak të dukshme për shkak të kohës së kaluar.Një tjetër problem është edhe mosmarrja e pamjeve të kamerave të sigurisë nga lokali ku ndodhi dhuna. Oficeri i Policisë Gjyqësore Endri Dushi tha, se është me leje dhe këtë procedurë ia ka lënë porosi oficerit të zonës, por ky i fundit deklaroi, se nuk ishte njoftuar për asgjë.
Sot, Monika Kryemadhi ka shkuar në SPAK, ku mësoi, se ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta vijon hetimi. Ajo ka thënë, se në këtë rast bëhet fjalë për një grusht shteti apo një puc të mundshëm ndaj familjes dhe rrethit të saj shoqëror.Por në një sqarim të mëparshëm, Berisha ka shpjeguar konceptin e grushtit të shtetit, duke lexuar definicione nga fjalorë të ndyshëm ndërkombtarë.
Bashkim Çuku nga Elbasani, ish-ushtarak, ka përfituar për vite me radhë pension ushtaraku, por pas mbushjes së moshës së pensionit të pleqërisë, është shpallur debitor me 10 milionë lekë, duke u akuzuar për përfitim të padrejtë. Ai iu drejtua Gjykatës Administrative të Durrësit, ku e fitoi çështjen, por vendimi u apelua dhe dosja ndodhet prej 5 vitesh në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, pa asnjë datë gjykimi.Pas interesimit tonë pranë gjykatës, u konfirmua, se dosja nuk ka ende datë dhe vetëm sa është hedhur shorti. Punonjësja sqaroi, se nga 2021-shi deri në 2024-ën, çështja ka kaluar në duart e tre gjyqtarëve të ndryshëm, ndërsa Bashkim Çuku ka bërë katër kërkesa. Por sot ai duhet të bëjë një kërkesë të re për përshpejtimin e një date gjykimi.



