STOP-EMISIONI 40(Sezoni 10) 25 Tetor 2024-Surpriza, e le gruaja me 3 femije, ne gjendjen civile i del nje femije i katert.

Denoncimi i radhës vjen nga njësia 4. Një 36 vjecar tregon, se pas një martese 12 vjecare, nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijë, në fundit të vitit 2020, gruaja e tradhëton dhe largohet nga banesa, duke e braktisur atë dhe fëmijët. I riu bën denoncim në polici, pret 3 muaj dhe më pas kërkon divorcin. Gjykata e Shkallës së parë pranon zgjidhjen e martesës dhe i jep kujdestarinë atij, ndërsa nëna detyrohet të paguajë një pension 30 mijë lekë të reja për 3 fëmijët, vendim, që u ankimua në Apel.Për shkak se ishte jashtë, denoncuesi tregon, se coi nënën në gjendjen civile të njësisë nr.4 me vendimin e gjykatës, për ta regjistruar, por aty i thonë, se nuk figuron më në njësinë 4, por në Kashar. Ish-gruaja i kishte ndryshuar vendbanimin, duke e cuar bashkë me tre fëmijët në Kashar. Kur zotëria shkon vetë në Kashar, zbulon, se përvec tre fëmijëve, ish-bashkëshortja i kishte shtuar edhe një fëmijë të katërt, që e kish lindur pas ndarjes. Për këtë rast, gazetarja interesohet në njësinë numër 4, ku përgjegjësja Magi Lika, sqaron, se ish-gruaja Elvira ka aplikuar në portalin e albania për ndryshim vendbanimi më një kontratë qiraje në Kashar.Në Njësinë Administrative Kashar specialistja Blerina Xhyheri, pohon të njejtën gjë.

Sa për regjistrimin e fëmijës së katërt, ka mbi një vit, që nuk i regjistron më Njësia Administrative, por në cdo maternitet ka një punonjës të gjendjes civile, që bën regjistrimin dhe ky regjistrim del në sistem. Në këtë rast zonja e ka deklaruar fëmijën e katërt në emër të ish-burrit.Kjo do të thotë, se tani denoncuesi duhet të bëjë gjyq edhe për divorcin, edhe me gjendjen civile, që i ka regjistruar një fëmijë tepër.

Sipas një studimi, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë, sesa burrat. Ne pyetëm burra e gra, se përse gjinisë femërore i duhet më shumë gjumë dhe përgjigjet e të intervistuarve janë plot batuta.

Në 21 mars 2023 transmetuam problemin e zonjës, Varvara Kapurani, një 77 vjecare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, ka mbetur në mes të katër rrugëve.Ajo thotë, se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj, i mori letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë.Gjithcka nisi, pasi një ditë cifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza, për t’i dhënë adresën, sikur e bija banonte në shtëpinë e tyre, në mënyrë, që vajza të merrte kemp për të birin e sëmurë.Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi, se kishte mbetur pa shtëpi, të cilën ia kishte zaptuar, vajza, Drita.E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi, se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë. Por Varvara tha, se nuk di as të shkruajë e as të lexojë. Në këto kushte, gjykata vendosi, që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese ishte futur brenda. Në 29 maj ne arritëm të fusim nënë Varvarën në shtëpinë e saj dhe në këtë moment ishin prezentë përmbaruesi Ilia Elezi, njësia e bashkisë dhe Policia e Elbasanit, për të parandaluar cdo konflikt.Por pas një viti e moshuara është nxjerrë sërish jashtë nga e bija me vetëgjyqësi. Vajza e Varvarës ka shqyer portën, ka ndërruar bravën dhe e ka lënë të ëmën jashtë. Në këtë situatë, gazetarja flet me shefin e komisariatit Elbasan, që sjell në shtëpinë e zonjës OPGJ-në Edison Tabakun, bashkë me të cilin vijnë edhe punonjës të njësise Administrative dhe të Shërbimit Social, për të bindur Drita Topuzin të hapë derën.Pas shumë përpjekjeve Drita i jep Varvarës kopje të celësave, në mënyrë, që të hyjnë e të dalin të dyja, sic ka vendosur gjykata.

Të Fundit