Arben Bylyshi, një 55 vjecar nga Vlora, emigrant prej vitesh në Kanada, ka kërkuar ndihmën e emisionit tonë për hipotekën e shtëpisë së tij në Vlorë. Banesa në fjalë është pajisur me hipotekë përmes legalizimit në 2012-ën, por gabimisht ka dalë me një kat e pasqyruar në kartelë, dhe jo me dy kate, sic është faktikisht.Arbeni tregon, se me legalizimin e shtëpise është marrë nëna e tij e moshuar, që ka shkuar cdo javë për katër vjet npër zyrat e legalizimit.Hipotekimi i shtëpisë për Arbenin është emergjent, pasi ai është diagnostikuar me tumor më shumë se një vit më parë dhe kërkon të shesë shtëpinë në Vlorë për kurim në Kanada. Arbeni ka gjetur blerësit, por nuk e shet dot, pasi hipoteka ka dalë me një kat.Gazetari i “Stop” e coi këtë rast në Kadastrën e Vlorës, ku na thanë, se hipoteka e Arbenit ka dalë me një kat, pasi nga dokumentacioni në dosje, rezulton që Arbeni ka aplikuar dy herë, në vitet 2005 dhe 2009. Në vitin 2005 shtëpia e tij ka qenë një katëshe. Në vitin 2012, kur është shqyrtuar kërkesa sipas vkm-së së kohës, është legalizuar kërkesa e vitit 2005.Sipas drejtuesve të Kadastrës Vlorë, brenda një kohe të shkurtër nga kërkesa e avokatit të Arben Bylyshit, hipoteka e shtëpisë, do të dalë me dy kate.
Monika Kryemadhi pas daljes së mbrëmshme nga Gjykata e posacme, ku u njoh me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”,tha, se në telefonin e saj janë komunikimet me kryeministrin Rama, pasi me këtë të fundit gënjyen Metën,për të bërë Erion Veliajn kryetar bashkie.Për këtë Kryemadhi duket, se është penduar, ndaj mallkoi veten, duke thënë “m’u thaftë goja dhe dora”.
Jemi me një zonjë, e cila në vitin 2009 deri në gusht 2020 ka punuar si teknologe në një fabrikë uji. Pas 4 vitesh, kur e dinte që i kishte mbyllur marrëdhëniet me këtë fabrikë, zonjës i vijnë njoftime nga tatimet, që duhet të paguajë tatim, pasi rezulton, që është në dy punë, njëra prej të cilave fabrika e ujit në fjalë.Me kamera të fshehtë denoncuesja shkon në fabrikën e ujit, ku pasi prezantohet, të gjithë e njohin si teknologen e ndërmarrjes.Administratori i fabrikës bën sikur nuk ka dijeni për problemin e saj dhe premton ta zgjidhë. Por ai nuk bëhet më i gjallë.Që një fabrikë uji, të punojë, duhet të ketë licensën e tipit b, që e detyron të ketë edhe nje teknolog. Ne u drejtuam në AKU dhe drejtori i menaxhimit të rriskut, Martin Jorgaqi, na thotë, që emri i zonjës rezulton si teknologe, që nga viti 2019.Prej 4 vjetësh kjo kompani gënjen ish-punonjësen dhe mashtron shtetin. Sipas avokatit, Klaudi Zholi, kompania ka kryer vepër penale, ndaj dëmshpërblimi ndaj palës së dëmtuar, nuk është i mjaftueshëm.