STOP-EMISIONI 37(Sezoni 11) 23 Tetor 2025-Agjensia mashtron te metrat e apartamentit, prokuroria mbyll ceshtjen.

Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një mashtrim nga agjencia imobiliare “Dita Real Estate”. Ajo kishte rënë dakord të blinte një apartament në zonën e plazhit, me sipërfaqje 58 m² brenda dhe 67 m² me ambientet e përbashkëta, për çmimin 70 mijë euro. Por, në momentin e fundit, rezultoi, se apartamenti ishte vetëm 52 m², duke i ndryshuar kushtet e kontratës.Gjinovefa kishte dhënë 2,800 euro kapar, pa marrë kupon tatimor. Kur refuzoi ta blinte apartamentin për shkak të ndryshimit të sipërfaqjes, agjencia ia dogji kaparin, duke e lënë pa shtëpi dhe pa paratë e saj.Ajo iu drejtua Policisë së Durrësit, ku OPGJ Ardit Maksuti regjistroi denoncimin e saj, duke konstatuar, se agjencia operonte pa kupon tatimor dhe pa licencë. Dosja iu dërgua Prokurorisë së Durrësit, por prokurori Edmond Koloshi vendosi “mosfillim të çështjes”, duke argumentuar se ndryshimi i sipërfaqes nuk përbënte mashtrim.“Stop” e çoi rastin deri në fund, duke u përballur me administratoren e agjencisë, Dituri Dishi, e cila madje tha, se çështja ishte zgjidhur me policinë dhe prokurorinë. Pas ndërhyrjes së emisionit, Gjinovefa Menalla arriti të marrë mbrapsht paratë e saj.

Një ari është filmuar në një moment të vërtetë relaksi në natyrë. Mbreti i pyllit është shfaqur duke u përkundur në një shilarës, gjë që duket, se po e shijon shumë.

Prej katër vitesh, Natasha Shyti nga Sukthi, ka pritur, që të regjistrohet dëshmia e trashëgimisë së bashkëshortit të ndarë nga jeta në vitin 2020. Që prej vitit 2021, ajo ka aplikuar në Kadastrën e Durrësit, përmes zyrës noteriale të noterit Arif Kajnozit, por asgjë nuk është zgjidhur.Sipas noterit Kajnozi, dokumentacioni është përgatitur dhe dorëzuar në mënyrë korrekte, megjithatë vonesat janë shkaktuar nga burokracitë e brendshme të institucionit. Ai thotë, se janë bërë 3 aplikime, po zonja nuk ka kryer dot punë.Pas ndërhyrjes së emisionit investigativ “Stop” pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës, certifikatat e pronësisë më në fund u lëshuan në emër të trashëgimtarëve ligjorë. Natasha Shyti shprehu mirënjohjen ndaj për ndihmën në zgjidhjen e çështjes, që e kishte mbajtur peng për katër vite.

Të Fundit