Bashkëpunimi i ISSH-së me Postën Shqiptare u pretendua të sillte lehtësira për pensionistët, por jo rrallë ka sjellë shqetesime. Një denoncuese anonime tregon, se ka prindërit pensionistë 82 dhe 77 vjec, të cilët merrnin pensionin në Postën Shqiptare Lac. Para dy vitesh të moshuarit shkojnë për arsye shëndetsore në Itali, por për shkak të tërmetit dhe pandemisë qëndruan atje për dy vjet. Pasi kthehen, mësojnë se pensionin e tyre e kishte tërhequr arkëtarja Lindita Bushi.Vajza e pensionistëve interesohet tek Posta Shqiptare Lac, dhe drejtori i thotë, se problemi do të zgjidhej.Më pas në filialin e Lezhës sqarojnë, se rasti po ndiqet, dhe cështja ishte në prokurori. Për këtë rast pyesim drejtuesin e Postës Shqiptare, Dega Lac, Dilaver Lika. Ai thotë, se arkëtarja Lindita Bushi pranoi, që kishte bërë vjedhjen e 30 milionë lekëve dhe Bushi u shkarkua nga detyra, ndërsa cështja shkoi në prokurori.Edhe Pjerin Cuku, Drejtor i Postës Lezhë pohon të njejtën gjë, duke thënë, se cështja do të zgjidhet, pasi të shprehet prokuroria.Por deri atëherë, të moshuarit nuk kanë para për bukë.
Një mace është fotografuar e futur në bide. Një dyqan reklamon, se është në gjendje të bëjë mrekulli me zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Një majmun ha si njeri me pjatë e lugë. Një qen është fotografuar, duke shijuar qëndrimin në një pellg uji.Një tjetër qen respekton sinjalistikën rrugore, duke kaluar te vijat e bardha. Janë këto disa fotot e videot, që shfaqen e transmetohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Shoqata shqiptare “Duart e hapura” me seli në Bronx të SHBA-ve ka dhuruar në redaksinë e emisionit Stop, 12 karroca invalidësh, 14 karroca, që ndihmojnë të pamundurit për të ecur dhe paterica. Aleksander Nila, Kryetari i shoqatës, thotë, se të gjithë kanë kontribuar për personat në nevojë.Ne ishim në Shijak dhe i dhuruam një karrocë Migenës 33 vjecare, e cila nuk mund të lëvizë.Përfitues të këtyre mjeteve u bënë edhe Ibrahim Muca në Maminas, Irfan Celibashi në zonën e Tiranës së re, Gëzim Merizaj në zonën e 5 majit, Bedrie Kolonja në Mullet dhe Vera në Valias.