STOP-EMISIONI 35(Sezoni 11) 21 Tetor 2025-“Me ra te veshi”, policia monton prova dhune, viktima s’di të shkruajë

Në fshatin Gizavesh të Librazhdit ka ndodhur një skandal i rëndë me montim akuzash ndaj një familjeje me aftësi ndryshe. Çifti Dritan dhe Fatushe Burza, të njohur për vështirësitë e tyre mendore dhe gjuhësore, akuzohen padrejtësisht për dhunë në familje, një ngjarje, që sipas dëshmive, ka ndodhur në mënyrë krejt aksidentale.Sefedin Burza, 85 vjeç, babai i Dritanit, denoncon në emër të familjes, manipulimin e policisë së Librazhdit dhe të OPGJ Eduard Laçi, të cilët, sipas tij, kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë firmosur në emër të viktimës, madje duke përfshirë në dokumente vajzën 10-vjeçare të çiftit. Ngjarja ka nisur kur Fatushja, duke marrë dru bashkë me Dritanin, është goditur aksidentalisht në vesh nga një copë druri, dhe më pas ka shkuar në spital për trajtim. Ne kemi siguruar dëshminë e vajzës 10 vjecare, e cila ka qenë në momentin e aksidentit edhe në spital, për të shoqëruar të ëmën.

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, i kapur për dore nga bashkëshortja e tij Carla Bruni, është larguar drejt burgut, ndërsa mbështetësit e tij e kanë përshëndetur para shtëpisë. Sarcozy është dënuar me 5 vite burg për financim të paligjshëm të fushatës elektorale.70-vjeçari nuk do të ketë akses në telefon, por i lejohet të shikojë televizor në një qeli 9 metra katrorë. Ndërsa vizitat nga familjarët janë të lejuara 3 herë në javë.

Lidhur me ngjarjen aksidentale, të ndodhur në familjen Burza në Gizavesh të Librazhdit, nga dëshmitë e familjes, fqinjëve dhe vajzës 10-vjeçare, rezulton se nuk ka pasur asnjë akt dhune, dhe gruaja, Fatushja nuk e ka denoncuar kurrë burrin e saj. Policia ka nisur hetimet, pa u bazuar në prova reale, duke marrë në konsideratë vetëm deklaratat e falsifikuara nga OPGJ.Avokati Llangozi shpreh shqetësim për procedurat e parregullta, duke theksuar, se personat me aftësi të kufizuara, duhet të trajtohen me kujdes dhe me përfshirjen e ekspertëve psikologë dhe psikiatër para nisjes së ndonjë procedimi penal.

Të Fundit