STOP-EMISIONI 35(Sezoni 10) 18 Tetor 2024-“E beri universiteti, jo ministria”, me crregullime autizimi, hidhet ne rruge.

Një nënë e një vajze 20 vjecare me crregullime të spektrit autik, kërkon, që vajza të ndjekë universitetin, pasi ka prirje në not. Nga Universiteti i Sporteve ka mësuar, që janë dy kuota për studentët me aftësi ndryshe, por nuk ka program për ta. Në ministri zonja ka marrë informacion, se ato dy kuota janë kthyer në kuota për studentë normalë, duke lënë vajzën e saj jashtë mundësisë së shkollimit.Dekani i Universitetit të Sporteve e adreson këtë problematikë në Ministrinë e Arsimit.Ndrësa në Ministri e njihnin problemin, por e kthyen sërish në Universitet, duke argumentuar, se kthimin e kuotave për studentët me aftësi ndryshe, e ka bërë Universiteti.Rektori i Univeristetit të Sporteve Agron Kasa, i cili e njihte shumë mirë rastin, thotë, se nuk janë kushtet, për studimin e kësaj kësaj kategorie. Sipas tij, po punohet me universitetet në Romë, për të krijuar grupe të fëmijëve me probleme të autizmit, që kanë prirje në sporte.

Shprehjet e urta popullore ndryshojnë nga njëra zonë në tjetrën. Për disa prej tyre kemi pyetur qytetarët e kryeqytetit. A e njohin kuptimin e shprehjeve të tilla si “merre me leng, se mishi mbaroi”, apo “kur m’u dogjën mullarët, njoha miqtë e kumbarët”.Përgjigjet e të intervistuarve, janë plot humor e batuta.

Një prind, që ka dy fëmijë, solli shqetësimin me abuzimet në cerdhe dhe shkolla, përsa i përket materialeve bazë, që i kërkohen, kur këto materiale duhet t’i sigurojë institucioni. Në shkolla, sipas saj, kërkohen edhe para, për të paguar rojen.Me kamera të fshehtë u intersuam në Drejtorinë e Përgjithshme të cerdheve dhe kopshteve, ku na pohohet, se baza materiale, ngrohja, ftohja janë të siguruara nga shteti dhe jo nga prindërit. Nga ana tjetër kontributi vullnetar mund të përdoret për dicka ekstra, që vendosin prindërit dhe stafi, dhe nuk është me detyrim. “Stop” siguroi një komunikim mes prindërve, bordit dhe stafit, ku kërkohen para për roje dhe uniforma. Që nga koha, kur ministër arsimi ishte Genc Pollo, është hartuar një udhëzim për kontribut vullnetar, ku janë përjashtuar ata, që nuk kanë patur mundësi financiare. Ndërsa për uniformat, është procedurë, që e ndjek shkolla. Përsa i përket punonjësve të sigurisë, ata paguhen nga bashkia dhe prindërit nuk ka pse të paguajnë për këtë.

Të Fundit