STOP – EMISIONI 33 (SEZONI 3)

Bashkia e Durrësit përvetëson tokën e qytetarit, pa e shpronësuar.
Hasan Bilali, një qytetar nga Durrësi, ankohet në “Stop”, se bashkia e qyteti, i ka marrë tokën, që e posedon me të gjitha dokumentat, dhe prej dy vjetësh ka bërë rrugë.Bilali thotë, se pavarësisht të gjithave,ai ende nuk ka marrë asnjë lek për shpronësimin e tokës së tij.Bilali është interesuar dhjetra herë pranë bashkisë së Durrësit, por përgjigja që ka marrë është, se nuk ka fonde. Përgjegjësja e zyrës juridike dhe ajo e shpronësimeve deklarojnë, se pritet VKM-ja përfundimtare nga qeveria, në mënyrë, që pronari të marrë pas disa vitesh paratë nga prona e tij pranë portit, e shndërruar në rrugë.

Plehrat në Porto Romano dhe skandali i bashkisë Durrës me lejen e munguar mjedisore.
Të kalosh pranë zonës së Porto Romanos në Durrës është një mision i pamundur, për të cilin, nuk të mjafton kundragazi.Plehrat e Durrësit, Shijakut e Kavajës depozitohen në këtë zonë me një kapacitet mbi normën e askush nuk kujdeset për kushtet e asgjësimit.Krerët e bashkive të Kavajës e Shijakut, Isa Sakja dhe Ardian Kokomani, kanë një kontratë të rregullt për depozitimin e mbetjeve në Porto Romano. Jurgen Dashi, kryeinspektor i Mjedisit në Durrës, deklaron, se bashkia e qytetit nuk ka leje mjedisore për vendgrumbullimin e plehrave.Kjo bashki është gjobitur për këtë problem, por nuk ka pasur asnjë reagim.Edhe ambientalisti Sazan Guri, tregon pasojat katastrofike të kësaj ndotjeje të përmasave të mëdha.Shefi i ndërmarrjes së shërbimeve komunale në Durrës, Fadil Ago,pranon, se nuk ka leje për këtë aktivitet dhe që mbetjet derdhen në kanale e det…!!!

6 vjet që nuk merr kartë identiteti, Stop zgjidh problemin e qytetares.
Roza Plepi, një qytetare në Rrethina të Shkodrës, tregon, se në prill 2011 ka aplikuar për kartë identiteti. Por kur ka shkuar ta tërheqë, e kanë njoftuar, se dikush tjetër e ka marrë në vend të saj.Ajo kërkon ndihmën e emisionit “Stop”, pasi sic shprehet, cdo gjë mund të bëhet më dokumentin e saj të identifikimit.Pasi ndoqi gjithë hallkat, gazetarja e emisionit, mëson, se në prodhimin e kartës ishte bërë një gabim njerëzor, dhe firma “Aleat” e kishte tërhequr, për shkak të pasaktësisë.Tashmë Roza Plepi, mund të aplikojë sërish për t’u pajisur me kartë identiteti.

Të Fundit