STOP-EMISIONI 31(Sezoni 10) 14 Tetor 2024-Skema e Suzanës: Si i mori pronën dhe mashtroi 134 familje!

Në redaksinë tonë kanë ardhur me dhjetra denoncime për Suzana Isufaj, me pretendimin, se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona, që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmon nga Kanadaja, se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017. Të ardhurat e qirasë së pronës, ku janë 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Në gjetëm një vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, që i jep 10 milionë lekë të vjetra Suzanës, por kjo e fundit nuk i ka vënë në dijeni bashkëpronarët.

Ne kontaktuam vetë me Suzana Isufajn, e cila u shmang nga përgjegjësia.

Ne ishim edhe te noterja Violeta Sulkaj, e cila ka bërë kontratën e qirasë në emër të Suzanës me prokurë të skaduar. Noterja thotë, se kontratën e ka bërë ndihmësja e saj, që kishte filluar punë prej pak kohësh.Një tjetër deoncim vjen nga Mimoza Muca, e cila thotë, se përmes një vendimi të Gjykatës së Sarandës, i ka marrë një pjesë të konsiderueshme të pronës së përbashkët, 134 familjeve.Suzana kishte gjetur fijet me një prej gjyqtarëve, Sokol Pine, që bëri Suzanën pronare.Vetë zonja Isufaj nuk si të justifikojë faktin, sesi ndikoi në montimin e këtij vendimi.Ne përballëm Suzana Isufajn me një përfaqësi të 134 pronarëve, ku preket zona e Soronesë dhe nga dokumentat dhe faktet vetë Suzana pranon faktin, që kemi të bëjmë me dy prona të ndryshme, njëra në Sorone e Angonatëve dhe tjetra Sorone Qinurio, që i bië të jetë Soroneja e re, ose prona e vërtetë e Suzana Isufajt dhe fisit të saj.

Në mediat e huaja dhe portale të ndryshme është publikuar lajmi, mbi valixhet e reja të dorës, që janë kthyer në modë nëpër aeroporte. Ato janë të automatizuara dhe lejojnë të zotin, t’i hipë e t’i përdorë si makina transportuese.

Me kameran pak netë më parë dolëm në mbrëmje pranë nënkalimit, që lidh zonën e liqenit të thatë me liqenin artificial, pasi banorët shpesh kanë shprehur shqetësimin, që në këtë nënkalim, nuk ka ndricim. Kemi përshkuar gjithë nënkalimin dhe të gjitha mjetet e ndricimit, janë të thyera.Qytetarët detyrohet të bëjnë dritë me celular, por thonë, se janë të shqetësuar për fëmijët, që detyrohen të kalojnë në këtë rrugë, si e vetmja alternativë për këmbësorët.Ndërsa për nënat me karroca, situata duket edhe më e ndërlikuar.Pak ditë më pas jemi rikthyer në këtë nënkalim, ku tashmë janë ndezur dritat. Nuk janë rregulluar neonet apo llampat, por thjesht janë ndezur pasi i kanë lidhur me ndricimin e autostradës. Qytetarët, që kalojnë aty, falënderojë emisionin “Stop” për zgjidhjen.

Të Fundit