STOP-EMISIONI 31 (Sezoni 9)-16 Tetor 2023-Në serë, mobileri e ndërtim, punët e rënda të atyre, që marrin kemp

Prej kohësh tashmë, ne kemi trajtuar problemin e dhënies së kempeve në mënyrë abuzive.Në Shkallnur të Durrësit u takuam me zotin Sulejman Malaj, i cili jeton dhe ushtron aktivitetin e tij “shitje vaji për automjetet”. Nga ana tjetër Sulejmani pashaportizimin dhe kempin, për probleme me zemrën i merr prej 15 vitesh në Has të Kukësit.Në Kozarë të Kucovës Margarita Suli nuk pengohet nga diagnoza “probleme me gjymtyrët”, për të punuar në mobileri.Në Vlorë Shpresa Pashollari dhe Arben Bashllari punojnë, edhe pse zyrtarisht njihen si invalidë pune dhe trajtohen si të tillë. Gazmir Balla në Gorre të Lushnjes, prej vitit 2007 ka statusin e para dhe tetraplegjikut, por në realitet punon në serë.Nga ana tjetër ne kemi sjellë edhe shumë raste, kur persona të pamundur, nuk trajtohen me kemp apo nuk u jepet kujdestar.Të tillë janë Dhimitraq Dimo nga Vlora, pa kemp megjithëse është paraplegjik.Liridion Korca nga Pogradeci, i diagnostikuar me skizofreni, por edhe me një këmbë të prerë, nuk përfiton kemp.Belie Kalemi nga Saranda nuk merr kemp, megjithë dëmtimet në shtyllën kurrizore.

Kemi udhëtuar drejt fshatit Shesh, ku një familje e ngujuar tashmë është në qiell të hapur. Një banor, anëtar i kësaj familjeje, tregon, se prej vitit ‘98 janë të ngujuar, pasi babai ka vrarë një person për cështje nderi. Prej faktit, që nuk mund të dalin, nuk kanë mundur të bëjnë aplikim, pasi tërmeti iu dëmtoi shtëpinë. Prej kjo familje 4 vitesh jeton në kontenier, pa ditur, se cfarë do të ndodhë me shtëpinë e tyre.Në u drejtuam në Njësinë Administrative, për të pyetur, nëse është ndihmuar kjo familje dhe na thonë, se ajo nuk ka certifikatë pronësie për shtëpinë dhe gjithashtu nuk është bërë aplikimi. Njësia pret përgjigje nga Bashkia, për t’i strehuar në qendër sociale. Në shkresën e bashkisë thuhet, se për t’i dhënë zgjidhje problemit, i janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sot në ditëlindjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, është përuruar piramida, e ndërtuar për kultin e Hoxhës. Por në ndryshim, transformimi i piramidës ka njohur si vizitorë të parë, lidërët perëndimorë të vendeve të BE-së dhe procesit të Berlinit.Kryeministri Rama në nisje të samitit europian, shfaqi një dokumentar me ndryshimin e vendit nga komunizmi në demokraci.

Të Fundit