STOP-EMISIONI 30(Sezoni 8) 14 Tetor 2022-Bashkia i merr godinen per qender shendetsore, nuk paguan uje e qira.

Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shqetësin e kësaj të fundit. Ajo ka me certifikatë pronësie një godinë, që sot shfrytëzohet si qendër shëndetsore në Yzberisht. Në vitin 2017 lidhet një kontratë me Bashkinë e Tiranës, por më pas bashkia kërkon ndërprerjen. Në 2019-ën po bashkia kërkon rinovim dhe në 2020-ën sërish ndërprerjen e kontratës, me arsye tërmetin.Por pas tërmetit, kontrata u ndërpre, qiraja nuk u pagua dhe punonjësit e Qendrës Shëndetsore nuk u larguan.Prej 5 vjetësh, përdoruesit nuk paguajnë as ujin, dhe fatura ka shkuar mbi 2 milionë e gjysëm lekë.Pronarja e godinës hapi gjyq fitoi në shkallën e parë, ndërsa bashkia e ankimoi. Tani zonja nuk merr as qira dhe as objekti i saj nuk lirohet.Drejtori i Qendrës Shëndetsore Bledian Pistolia, thotë, se nuk ka dijeni për këtë situatë, pasi është i ri në detyrë.Ekonomisti pranon, se nuk është paguar uji, por kjo është përgjegjësi e shtetit, sipas tij.Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë Tiranë, thotë, se do të informohet për këtë situatë e do të japë një përgjigje.

Një pjesë e qytetarëve mendojnë, se shumica e personazheve të famshëm në botë, janë me origjinë shqiptare.ne kemi intervistuar banorët e kryeqytetit, duke i pyetur për personazhe të tillë si Napoloni, Xhorxh Bush apo Van Dami. Batutat në përgjigjet e tyre janë për të mos u humbur.

Leonora Karaj është një e moshuar, e cila ka punuar 40 vjet në shkollën “Qemal Stafa”. Kur mbushi moshën e pensionit, konstatoi, se i mungonin 2 vjet nga kontributet e sigurimeve shoqërore të pahedhura. Këto para duhet të ishin derdhur nga Drejtoria Arsimore dhe Leonora ka mësuar, se nuk është e vetmja me këtë problem. Mungesa e këtyre kontributeve, e penalizon zonjën Karaj për llogaritjen e shumës së pensionit. Institucioni punëdhënës bën deklarimet në tatime, që pasqyrohen dhe në sigurime. Por punonjësi i ish-Drejtorisë Arsimore ka hedhur gabim të dhënat e pagës, duke iu referuar listëpagesës dhe deklaratave. Tatimet i kanë bllokuar këto deklarata dhe penalitetin e ka qytetari

Të Fundit