Në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër denoncim ndaj prokurores së Sarandës, Esmeralda Basho. Një i dënuar me 5 vjet heqje lirie, pasi përfundoi dënimin, kërkoi sendet e sekuestruara, pasi vendimi i gjyqit ia mundësonte këtë.Bëhet fjalë për 2 mijë euro, 2 telefona dhe patentën e tij.Prokurorja Basho i thotë, se sendet e tij kanë humbur.Sipas avokatit Arben Llangozi, ky rast është vepër penale dhe përgjegjëse është prokurorja e cështjes Esmeralda Basho.Llangozi tregon, se në prokurorinë e Sarandës është regjistruar edhe një procedim për Esmeralda Bashon, por pa emrim e saj, për ta favorizuar.Pas qytetarit, për sendet e humbura interesohet edhe emisioni “Stop”. Por na vjen e njejta përgjigje, që ato kanë humbur e askush nuk mban përgjegjësi.
Kryeministri Rama ishte dje në Bled të Sllovenisë, ku vec të tjerash shpjegoi edhe besnikërinë shqiptare. Sipas tij, shqiptarët e kanë mbështetur perandorinë osmane, Bashkimin Sovjetik apo dhe Kinën maoiste me 92 përqind, njëlloj sic mbështesin sot Bashkimin Europian.Nga ana tjetër, Sali Berisha ishte dje në ambientet e Spak, ku pas fjalës së gjatë publike, takoi një nga një “92 përqindëshin e tij”, që e priste jashtë dyerve të institucioneve.
Roland Biba tregon, se në 15 nëntor 2024 ka bërë një kundravajtje në qarkullim në kryqëzimin e Spitalit “Nënë Tereza” dhe Rrugës së Dibrës. Për këtë shkelje Rolandi u gjobit me 140 mijë lekë gjobë dhe heqjen e 4 pikëve në patentë. Vetëm një vit më vonë ai mëson, se në fakt i ishin hequr pa njoftim 15 pikë në patentë. Gazetarja e “Stop” iu drejtua policisë së shtetit dhe kjo e fundit, thotë se masën e ndëshkimit e ka vendosur Organi Administrativ Shtetëror Tiranë. Sipas avokatit Arben Llangozi, kjo është një shkelje e rëndë, pasi njoftimi, duhej t’i bëhej qytetarit me postë dhe ai duhet të ishte thirrur në komision.