Kemi udhëtuar drejt Kosovës për rastin e një shtetaseje shqiptare, e cila prej vitesh punon e jeton atje. Dy vitet e fundit, gruaja tregon, se ka qenë viktimë e dhunës së bashkëjetuesit të saj Mirsad Murati.Zonja thotë, se është ankuar nëpër institucione, por nuk është bërë asgjë. Ajo nuk është pajisur as me urdhër mbrojtjeje, edhe pse ish-partneri i shkon në vendin e punës.Pamjet e dhunës janë tronditëse, por mesa duket, jo për policinë e Kosovës.Me kamera të fshehtë, ne shkojmë në komisiariatin e policisë Fushë-Kosovë, ku na thonë, se rasti është dorëzuar në prokurori.
Shefja e teknologjisë në Inteligjencën artificiale Mira Murati, ka folur për punën e saj në një intervistë. Ajo tregon, se kur i shpjegoi së ëmës, sesi funksiononte chat gpt, pyetja e parë, që mamaja i drejtoi Inteligjencës Artificiale ishte “kur do të martohet Mira”.
Për rastin e dhunës së shtetasit Mirsad Murati ndaj ish-partneres së tij i drejtohemi zyrës së mbrojtjes së viktimave të dhunës Visari. Drejtuesi i kësaj zyre bën fajtore punën e ngadaltë të policisë, për mosveprim ndaj agresorit.Meqë Mirsad Murati është shpallur në kërkim, por nuk gjendet nga policia, punën e kësaj të fundit, e bën gazetarja e emisionit “Stop”.Ne nxjerrim në takim Mirsadin dhe njoftojmë policinë, por kjo e fundit, mjaftohet me një kartë identiteti të të vëllait, që i tregon Mirsadi duke e lënë këtë të fundit të lirë.Si të mos mjaftonte kjo,drejtori i mbrojtjes së viktimave të dhunës, në vend që ta mbrojë zonjën, nis ta ngacmojë vetë seksualisht, duke i ofruar punë e duke e pyetur për detaje të jetës private.Psikologia Gejsi Anamali e dënon këtë gangrenë institucionale të atyre, që shfrytëzojnë postin, për të kërkuar favore seksuale.