STOP-EMISIONI 24(SEZONI 6) 8 Tetor 2020-Ngordhin peshqit në lumin Drin, hetime për ndotjen e rrezikshme toksike!

Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur denoncimi, se në lumin Drin kanë ngordhur mijëra kg peshk në mënyrë të pakuptueshme.Një nga banorët e zonës së Lezhës shpjegon fenomenin dhe bën thirrje, që shteti të verë dorë, pasi lumi Drin tani nuk ka asnjë gjallesë, për shkak të ndotjes toksike. Kjo sjell probleme edhe për tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm.Gazetari i “Stop” pyeti në policinë e Lezhës, e cila tha, se ka nisur një hetim për të gjetur shkaktarët e ndotjes së Lumit Drin dhe materialet janë dërguar në Prokurori. Por nga ana tjetër, në Prokurori thonë, se nuk kanë asnjë material nga policia për këtë rast. Kryetari i bashkisë së Lezhës deklaron, se prej kohësh ka ngritur zërin pranë Institucioneve të Mjedisit për ndotjen e lumit.Pikërisht ditën, që emisioni Stop po interesohej për këtë problem, Drejtoria Rajonale e Mjedisit, dërgoi ispektorët në terren, për të marrë mostrat e ujit për analizë.

Kandidati për kryeministër dhe kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar së fundi me një grup taksistësh, për të dëgjuar problemet e tyre. Por Basha është habitur, kur i ka pyetur për nivelin e taksave dhe ka mësuar, se ata nuk paguajnë taksa.Llogaritë dhe matematika nuk duken të jenë pika e fortë e Bashës, po të kujtojmë edhe një situatë në një nga fjalimet në parlament.

Emisioni “Stop” mori informacionin, se në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Lis të Burrelit, Mat, numri i nxënësve është i ulët, por megjithatë numri i punonjësve mbetet i pajustifikuar. Kjo shkollë ka në total 194 nxënës dhe një udhëzim i MAS thotë, se nëse numri i nxënësve është 251-500, atëherë emërohet një nëndrejtor. Madje, edhe nëndrejtori emërohet, kur numri është mbi 200 nxënës dhe kur shkolla ka katër shkolla vartëse. Shkuam në shkollë për të takuar drejtoreshën Afërdita Bruçi, por ajo nuk ndodhej, sic edhe nëndrejtori i shkollës Sabri Leka.U lidhëm edhe me Zyrën e Arsimit Mat, ku pranojnë problematikën dhe më pas na njoftojën zyrtarisht, se tashmë shkolla nuk ka një nëndrejtor.

Të Fundit