Gëzim Gjelaj nga Shkodra i dha me qira ambientin e një furre buke Tonin Franajt në vitin 2018. Qiramarrësi pagoi vetëm 4 muaj qira, por nuk pagoi energjinë elektrike dhe ujin, duke krijuar një borxh prej 40 milionë lekësh të vjetra ndaj OSHEE-së.Në korrik 2020, Gjykata e Shkodrës vendosi, që debitori i energjisë është Tonin Franaj, por OSHEE vazhdonte t’i kërkonte pagesën Gëzimit, duke i bllokuar edhe energjinë ambientit.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, drejtori i OSHEE Shkodër, Armand Zhuka, premtoi ta zgjidhte situatën. Energjia u rilidh, pasi avokatja e zotit Gjelaj, Florinda Gjonaj, paraqiti vendimin e Gjykatës, duke nisur procedurat kundër debitorit.Në fund, Gëzim Gjelaj falenderoi emisionin “Stop” për ndihmën në zgjidhjen e problemit.
Sa kohë shpenzojmë në telefon dhe për cfarë e përdorim këtë mjet sa të domosdoshëm, aq edhe problematik, kur më të abuzohet. Të intervistuarit thonë, se shumë orë të ditës i kalojnë me telefon në dorë, duke lundruar në rrjetet sociale dhe telefoni është gjëja e parë, që prekin në mëngjes, kur hapin sytë.
Oresti Hoxhalli, një i ri nga Korça, i dha 2000 euro një personi nga Tirana, i cili premtoi ta ndihmonte, të hapte një dyqan online me modelin e biznesit “dropshipping”. Ky biznes funksionon nëpërmjet reklamimit të produkteve online dhe blerjes së tyre direkt nga furnitori pas marrjes së porosisë nga klienti.Fillimisht, Orestit i kërkuan 2500 euro. Ai i dha personit 1500 euro dhe më pas edhe 500 euro të tjera, gjithçka në dorë pa dokumente.Pas fillimit të punës, faqja online nuk funksionoi, dhe trajnimi, që duhej të zgjasë disa javë, nuk u realizua. Personi nga Tirana pretendoi, se shkaku ishte mungesa e përputhshmërisë së orareve mes tyre, por Oresti thotë, se ai nuk i kthente përgjigje dhe e la punën përgjysmë.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, personi pranoi të kthente paratë, pasi Oresti nuk donte të vazhdonte më këtë bashkëpunim.