Disa banorë të fshatit Zvezdë të Korcës denoncojnë në “Stop” vjedhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ata i kanë dhënë punonjësit të sigurimeve Ardit Shpati paratë, për t’i derdhur si kontribute private, por librezat janë vulosur dhe paratë nuk janë derdhur.Në një bisedë të regjistruar, Ardit Shpati thotë, se nuk i ka mbajtur ai paratë, por cdo gjë e ka bërë me shefin e kontributeve, që kishte dhe vulën.Drejtori i ISSH Korcë, Ilirjan Bajlozi, shpjegon se rasti po hetohet nga prokuroria. Personat e prekur nga skema e mashtrimit janë 28 dhe dëmi financiar 28 milionë lekë të vjetra.
Skandali në “Stop”, hetim personave të kapur nga kamera e fshehtë.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” u transmetuan me zë dhe figurë punonjësit e policisë, duke shitur pjesët e këmbimit në ofiçinën e policisë me para nën dorë.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka nisur hetimet për dy punonjës të Qendrës së Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit.
Dy mekanikët me inicialet N.H. dhe D.R. po hetohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, ndërsa punonjësi i repartit të ceremonialit, me inicialet B.K., për shpërdorim detyre.
Materialet dhe provat i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme ligjore.
Konvikti i inxhinierisë le jashtë studentet e strehon të punësuarat.
Studentet e inxhinierisë dhe sporteve ankohen në “Stop”, se nuk gjejnë vende në konviktin, ku u takon të banojnë.Edhe pse kanë qenë me dhoma, kur kanë shkuar të rinovojnë kontratën, ku kanë thënë, se vendet janë zënë. Vajzat tregojnë, se në konvikte strehohen edhe të punësuara dhe sjellin një dëshmi të regjistrimit me para në dorë. Në një përballje mes tyre dhe përfaqësuesit të drejtorisë së konvikteve, ky i fundit thotë, se kapaciteti prej 540 studentesh është plotësuar, ndërsa rastet problematike, do të shqyrtohen.