Jemi në fshatin Komar, njësia administrative Buz, rreth 20 km larg nga Memaliaj. Kemi ardhur për problematikën e qytetarit Xhemil Xhafa. Ndërtesa për të cilën bëhet fjalë, ka funksionuar si shtëpi nga viti ’88 deri në 2016-ën. Në vitin 2018 Xhemili e jep shtëpinë, për të funksionuar më pas si shkollë për nxënësit e fshatit, në këmbim të qirasë.Xhemili tregon, se në atë kohë nuk kishte lidhur një kontratë, pasi nuk kishte certifikatën e shtëpisë. Certifikata ka dalë në 2020-ën dhe ka marrë pagesën për vitin 2020-2021, por jo për 2018-2019. Pagesa, që duhet të marrë, është 50 lekë për metër katror, pra 47 mijë lekë në muaj. Bashkia nuk ia jep, duke e sorollatur.Xhemili thotë, se ka vërtetim nga drejtoresha e shkollës, që e ka përdorur atë ambient si shkollë, që prej vitit 2018.Nënkryetarja e bashkisë i thotë, Xhemilit, se kanë kaluar paratë e vitit 2018, por më pas shprehet, se nuk i takojnë.Ndërsa kryetari i thotë gazetares së emisionit “Stop”, se, nuk e di, si e ka ligji dhe për këtë cështje, do të ketë përgjigje zyrtare. Ai shprehet, se nuk ka qenë kryetar, në kohën kur objekti është dhënë me qira.
Në prag të pushimeve verore, Klintoni u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, se ku do të pushojnë këtë verë, pas një dimri të gjatë e të vështirë, edhe për shkak të pandemisë së covid 19.Nuk mungojnë humori e batutat e banorëve të Tiranë, të cilët e lidhin cështjen e pushimeve, me ekonominë, por edhe kulturën tonë.
Elona Kuburja, 13-vjeçarja e cila preku zemrat e gjithë shqiptarëve, ndërroi jetë në shtator të 2019-ës. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, që nga lindja. Në gusht të po atij viti fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri thirrjen për ndihmë në mënyrë, që Elona të kurohej jashtë shtetit. Në një kohë rekord u arrit dërgimi i saj në Turqi. Por, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Elona nuk arriti t’ia dalë.Vec kësaj fatkeqsie, tërmeti i 26 nëntorit, shkatërroi shtëpinë e vjetër të familjes Koburja, duke i lënë dy prindërit dhe 3 vajzat e vogla në qiell të hapur.
Shtëpia ishte dhe amaneti i Elonës së ndjerë pak para se të ndërronte jetë. Emisioni “Stop”, “Fundjavë Ndryshe” së bashku me donatorin Philip Morris i dhuruan familjes një shtëpi të re në Tiranë. Veç shtëpisë, “Fundjavë Ndryshe” është kujdesur edhe për shkollimin e vajzave të vogla, ndërsa vazhdon mbështetja për çdo nevojë të familjes.