Jemi drejtuar në qytetin e Lushnjës, për një ankesë për një gjobë, të vënë nga Policia e Lushnjës dhe qytetarit nuk i jepet shpjegim.Erges Hasalla tregon, se në muajin dhjetor ka marrë një gjobë, të cilën ka shkuar dhe e ka paguar. Më pas shikon në e-Albania dhe i rezulton një gjobë në muajin tetor, për parkim të gabuar, për të cilën nuk kishte dijeni. Ai thotë, se në atë vend, që është përcaktuar, pra para një biznesi, nuk ka parkuar kurrë. Ergesi ka shkuar në komisariat dhe nuk ia kanë shpjeguar, pasi denoncuesi as në makinë nuk ka gjetur një fletë gjobe.Ne i jemi drejtuar komisariatit të Lushnjës, për të sqaruar situatën, por aty na thuhet, se vetëm fleta e gjobës e vërteton dhe policia nuk i vendos kot gjobat.
Sot është dita kombtare e Francës, ndaj ne e nisim emisionin me një përshëndetje për këtë datë.Më pas transmetojmë disa nga momentet më pikante të punimeve parlamentare, përgjatë këtij sesioni. Duhet thënë, se edhe vetë ky parlament ka qenë disi i pazakontë, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.
Problematika e rradhës na sjell në qytetin e Lezhës, edhe pse qytetari që ankohet, banon në Pogradec. Në datën 14 nëntor 2020, rezulton, se ka parkuar gabim në shëtitoren e Lezhës, pasi ekziston një gjobë administrative në emër të tij.Ylli Kadiasi, banor në Pogradec tregon, se në datën 14 nëntor 2020 ka qenë duke kaluar në Qafë Thanë, për të shkuar në Maqedoni. Në përdorim ka makinën e djalit. Ylli tregon, se kur e ka ndaluar një polic, i ka thënë, se në sistem del një gjobë e marrë në Lezhë, kur ai nuk ka qenë në Lezhë, por rrugës për në Maqedoni. Ylli Kadiasi shprehet, se nuk është ndonjë vlerë e madhe gjoba, por edhe kot nuk ka, pse të paguajë.Përmes sistemit Tims, ne provojmë, se në datën 14 nëntor Ylli ka qenë duke kaluar në orën 12, në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërkohë që gjoba është vënë në orën 8 në Lezhë. Në drejtorinë vendore të Policisë Lezhë na thonë, se ndodh, që të bëhen edhe gabime me tableta, duke shtypur një shkronjë gabim. Mund të jetë i saktë pretendimi i qytetarit, por afati për ta ankimuar në drejtorinë e Lezhës ka përfunduar, ndaj qytetari duhet të paguajë gjobën.