Në nëntor 2019 FSDKSH shpalli në faqen zyrtare njoftimin për 2 vende të lira pune për mjekë, duke paraqitur edhe kërkesat dhe dokumentet e kërkuara. Jetmir Lleshi, mjek i përgjithshëm nga Dibra, aplikoi për pozicionet e lira, duke dorëzuar dokumentat dhe lënë emailin për përgjigje.Por, kur askush nuk u kujtua, t’i kthente një përgjigje, Jetmiri shkoi të interesohej vetë për konkurimin. Por i thanë, se nuk ishtë fitues, pasi nuk kishte dorëzuar origjinalin e certifikatës së anglishtes, edhe pse në njoftim kërkoheshin kopjet. Në zyrën e burimeve njerëzore i thonë, se vendet janë zënë. Ndërsa drejtoresha nxjerr pretendimin e mesatares, pasi fituesit kishin mesatare më të lartë.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e emisionit “Stop” një video, që tregon rrënojat e shembjeve të ndërtimeve në Dhërmi, tashmë që sezoni turistik ka nisur. Një tjetër qytetar është filmuar duke u përpjekur të kafshojë një salsice, që nuk shqitet, për shkak të trashësisë së materialit të jashtëm.
Gëzim Plepi është një qytetar nga Shkodra, i cili prej vitesh jeton në Amerikë. Problemi i tij qëndron me një banesë, për të cilën Gjykata e Apelit Shkodër ia ka dhënë të drejtën, por tani ai po has pengesë në marrjen e certifikatës në hipotekë. Në momentin, që ka shkuar ka bërë aplikimin dhe pagesat, i është thënë, se do ta marrë certifikatën brenda afatit 3 javor. Por edhe pse ka shkuar të interesohet mbi 10 herë, ende nuk e ka zgjidhur.Gazetarja e “Stop” interesohet pë rastin në fjalë dhe në zyrat e hipotekës na thonë, se ish-punonjësi, hartografi ,e ka paraqitur hartën pa relacionin përkatës tek juristja. Megjithatë, me marrjen e kësaj praktike, brenda një jave, zotëria do të marrë një zgjidhje.