Jemi në Fier, për një denoncim të shtetasit Viktor Hana.
Ai tregon, se para pak vitesh ka punuar në Itali bashkë me motrën e tij.Atje kujdeseshin për një të moshuar, i cili para se të ndërronte jetë, u dhuroi 180 mijë euro. Gjatë kohës, kur iu drejtuan bankës në Milano me testament, noter dhe dëshmitarë, ajo i paditi për testament fallso dhe cështja shkoi në gjykatë, ku motër dhe vëlla e fituan.Pas kësaj motra i dërgoi 25 mijë euro, por pasi tërhoqi një sasi, banka i tha, se prokuroria e Fierit i kishte bllokuar paratë.Viktori iu drejtua Prokurorisë së Fierit dhe prokurori A.G e drejtoi tek OPGJ. Më pas cështja i kalon prokurores E.H, por kanë kaluar 3 vjet dhe Viktor Hana nuk ka marrë as zgjidhje dhe as përgjigje.Në përgjigjen zyrtare për emisionin “Stop” thuhet, se është vendosur pezullim i hetimeve në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë nga Italia. Kjo do të thotë, se që Prokurorisë t’i hiqet dyshimi për këtë rast, nuk mjafton vendimi i Gjykatës italiane.
Gjumi është një pjesë e rëndësishme e ditës dhe jetës së njeriut. Por Klintoni ka pyetur qytetarët, nëse flenë më mirë vetëm apo me partnerin.Nuk mungojnë përgjigjet plot humor nga ana e qytetarëve, të cilët ndahen mes gjumit dhe intimitetit me partnerin.
Dhimitër Cingo është përfshirë në një aksident në 27 janar 2020 në Sarandë dhe ka rezultuar i pafajshëm. Ai ka dorëzuar dokumentacionin në kompaninë Intersig, po prej muajsh nuk i është vlerësuar shifra e dëmit. Gazetarja e emisonit “Stop” ndërhyn për këtë cështje në zyrat e kompanisë Intersig dhe arrin të zhbllokojë paratë e shtetasit Dhimitër Cingo.