Në 2008 familja Turku lidhi një kontratë sipërmarrjeje me ndërtuesen Nadire Qinami. Pronarët i dhanë 403 m2 tokë dhe do merrnin 510 m2 ndërtim në pallatin, që do të ndërtohej. Por në vitin 2019 Nadirja u mohon pronarëve dhënien e 70 m2, me justifikimin, se ka shpenzuar e ka paguar ekspertë e gjyqtarë.Presioni, që përdor Nadire Qinami, është heqja e ujit dhe e dritave në apartamentet, që ka marrë familja Turku, duke u kërkuar të bëjnë kontratë të re e të mjaftohen me 440m2 ndërtim dhe jo 510m2, sic e kishin në kontratën fillestare.Pronarët e tokës janë drejtuar në polici, ku kanë bërë kallzim, por vetëm kallzimi i fundit është referuar në prokurori.Kur Qinami mëson, se familjari Turku ka shkuar në polici e merr në telefon, duke e kërcënuar e përdorur fjalor rrugësh me të.
Bie plani i Ramës për pleqëri në Vuno/ Shqipëria me të rinj vegjetues.
Në Shqipëri diskutohet ende për zgjedhjet e 30 qershorit,ndërsa në Greqinë fqinje zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën të dielën dhe e hëna e gjeti vendin me qeveri të re.Në prill 2016 kryeministri Rama deklaronte në Vuno, se do të pleqëronte atje bashkë me Koco Kokëdhimën. Por planet nuk duket të shkojnë sic ishin menduar, pasi Rama u prish me Kocon dhe në Vuno kanë shpërthyer vjedhjet e grabitjet masive.Sipas një studimi të Ministrisë së Financave, Shqipëria ka nivelin më të lartë të të rinjve vegjetues, në raport me Rajonin dhe Bashkimin Europian. Në BE 14 % e të rinjve nga 15 ne 29 vjeç nuk janë as në punë as në shkollë, por në Shqipëri kjo shifër është sa dyfishi, plot 28.6 për qind.
Rroskovec/ Kërkon të përfundojë gjimnazin, por i kanë vjedhur amzën.
Leonard Tahiraj ka bërë 3 vjet gjimnaz në shkollën e mesme të bashkuar “Didin Bishani” në Kurjan të Roskovecit. Më pas ka emigruar dhe kur është kthyer, ka kërkuar të përfundojë gjimnazin me kohë të pjesshme. Në këtë moment, nga shkolla i thonë, që me numrin e amzës së tij, 267, është diplomuar dikush tjetër.Stop mori kontakt me drejtoreshën e shkollës, e cila në përgjigjen zyrtare, tha, se më këtë numër amze, është diplomuar shtetasi me iniciale E.S.Pas kësaj përgjigjeje, Leonard Tahiraj depozitoi një kërkesë, drejtuar prokurorisë, për të hetuar, se cfarë ka ndodhur me numrin e amzës së tij.