Stop -EMISIONI 22 (SEZONI 5) 1 tetor 2019-Kamera e fshehte/ Sa shitet trupi e si organizohet prostitucioni ne Shqiperi.

Emisioni “Stop”, përmes kameras së fshehtë, solli sonte në mbrëmje një tjetër fenomen shqetësues të shoqërisë shqiptare. Edhe pse i ndaluar me ligj, prostitucioni është mjaft i përhapur në të gjitha nivelet në vend. “Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët.Cilat janë kushtet e vajzave dhe manitë e klientëve. Të gjitha këto i solli kamera e fshehtë e emisionit “Stop” mbrëmjen e sotme.

Gjatë një emisioni televiziv, politikani i njohur Neritan Ceka,i ka quajtur katunarë ministrat, që i bëjnë foto kryeministrit Rama, ndërsa këtë të fundit e ka etiketuar kryekatunar.Në “Stop” janë ankuar disa prindër, të cilët akuzojnë mësuesen e fizikës në shkollën “Azem Hajdari”, se ka goditur fizikisht të paktën 10 nxënës.Prindërit thonë, se arsyeja e vetme, që ka ndodhur rrahja, është së nxënësve u është kërkuar nga mësuese Elona të nxjerrin librat e fizikës, në ditën, që ata nuk kanë patur fizikë në program.

 

 

Lauresha Tola, nënë e një djali,që vuan nga sindroma doën, solli shqetesimin e saj ne stop. Pas përmbytjeve dhe tërmetit, qendra publike “Të qëndrojmë së   bashku “ është vënë në dispocion të familjeve të prekura nga këto fenomene  dhe fëmijët, që frekuentonin këtë qendër, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Kjo situatë, sipas Laureshës, është e përsëritur.Ajo tregon, se duhet të punojë, por në të tilla kushte, e ka të pamundur, pasi nuk ka se ku ta lerë djalin.Përgjegjësja e qendrës, shprehet, se ka patur urdhër për shndërrimin e qendrës në vend pritjeje për të prekurit nga tërmeti e përmbytjet, por nuk pranon të thotë, se ka i ardhur ky urdhër.Pas interesimit të “Stop” na u tha, se qendra më në fund do t’i rikthehet funksionit të saj parësor, për fëmijët me nevoja të vecanta.

Të Fundit