STOP – EMISIONI 22 (SEZONI 2)

Ndotja në Ksamil dhe Fushë-Krujë.
Tani “moda” e mbjelljes dhe kultivimit të marijuanës është transferuar edhe në Italinë fqinje. Vetëm në muajin e fundit, janë zbuluar 3 raste të plantacioneve me kanabis. Më pas një video mbi mënyrën e djegies së ilaceve në Fushë-Krujë. Ndotja në Ksamil, një nga zonat më të bukura turistike, dokumentohet në një video, që disponon emisioni “Stop”.

 
 
Rezervat e shtetit apo të kontrabandës?! Sa kushton një motorr i sekuestruar.
Objekt i kamerës së fshehtë këtë herë është institucioni i Rezervave të Shtetit. Një qytetar drejtohet në magazinat e rezervave të shtetit, aty ku ruhen mallrat dhe objektet e sekuestruara. Pas disa takimeve me magazinierin, qytetari arrin të blejë nën dorë, një motorr “vespa”. Gjithcka në thyerje të ligjit për objektet, që duhet të ishin nën ruajtje.

                                           
Kopshti pa edukatore në fshatin Brar.
Banorët e fshatit Brar në Tiranë nuk kanë ku t’i cojnë fëmijët. Ata thonë, se kanë paguar për rojen dhe kangjellat e kopshtit, por sërish fëmijët u kanë mbetur në shtëpi. Kjo, pasi kopshti nuk ka edukatore. Gazetarja e “Stop” –it, vëzhgoi situatën për më shumë se një javë. Por zgjidhje nuk ka. Drejtoresha Dorina Llalla tregon, se i ka cuar shkresa bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore, por nuk ka marrë përgjigje.

Të Fundit