Jemi në Korcë, ku qytetarja Ejona Rapollari, tregon, se u punësua përmes Zyrës së Punës si kujdestare fëmijësh pranë fondacionit “Misioni Emanuel”, me kontratë njëvjeçare dhe pagë 250 mijë lekë në muaj.Kjo ndodhi në fillim të muajit prill. Më 13 gusht, gjatë një aktiviteti në punë, Ejona u rrëzua dhe pësoi dëmtime serioze në gju. Ajo ka qëndruar në regjim shtrati dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.Pas aksidentit, ajo pretendon, se punëdhënësi nuk e deklaroi ngjarjen si aksident në punë, duke i krijuar probleme me përfitimin e pagesës së raporteve mjekësore. Një punonjëse e fondacionit konfirmon, se Ejona është rrëzuar gjatë aktivitetit dhe se ajo vetë e ka ndihmuar pas incidentit.Nga ana tjetër, përgjegjësja e fondacionit, Gledis, pretendon, se aksidenti është deklaruar dhe se Ejona po paguhet sipas ligjit, duke thënë, se për muajin gusht është paguar dhe dokumentet për muajin shtator janë dorëzuar pranë Sigurimeve Shoqërore.Por verifikimi i Sigurimeve Shoqërore në Korçë nxjerr një tjetër situatë: fondacioni nuk kishte bërë aplikimin për trajtimin e Ejonës si të aksidentuar në punë, ndërsa pagesa po trajtohej si raport për sëmundje të përgjithshme.EdheInspektorati i Punës në Korçë, përmes inspektores Rina Pëllumbi, konfirmon, se subjekti nuk e kishte deklaruar ngjarjen. Vetë Inspektorati, pas kontrollit, e ka klasifikuar ngjarjen e 13 gushtit si aksident në punë dhe i ka dhënë masë fondacionit për mosdeklarimin. Pas ndërhyrjes së Inspektoratit, subjektit i është kërkuar të kryejë aplikimin, që Ejona të përfitojë pagesën e raporteve për paaftësi në punë.Mjeku ortoped Enea Grazhdani konfirmon, se bëhet fjalë për dëmtim traumatik, me këputje të ligamentit dhe çarje të meniskut, për të cilat, rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale.
Kemi harruar të shkruajmë me shkrim dore. Madje nuk dimë të bëjmë as germat. Në një kohë, kur tastiera dhe telefoni, kanë zëvendësuar lapsin, shkrimi me dorë, po bëhet gjithnjë e më i rrallë. Ne u kërkuam qytetarëve, të shkruanin disa fjalë në letër dhe reagimet e tyre, janë për të mos u humbur.
Mësuesja, e quajtur Silvana, me 34 vite punë në arsim dhe mësuese e muzikës, zbuloi në vitin 2024, se prej vitesh ishte paguar si mësuese e arsimit fillor. Pas ndërhyrjeve të saj, iu dha diferenca e pagës për periudhën 2021–2024, por më pas mësoi, se gabimi datonte, që nga viti 2011. Sipas dokumenteve, në listëpagesat e shkollës, ajo figuron si mësuese e arsimit të mesëm të ulët, ndërsa në financën e ZVA Durrës ishte regjistruar si mësuese e arsimit fillor. “Stop” iu drejtua DRAP Durrës, ku specialisti Redi Biturkundihmoi në zgjidhjen e problemit dhe njohjen e të drejtës së mësueses për pagën e prapambetur.Silvana falënderoi stafin e “Stop” për rikthimin e asaj, që e konsideron dinjitet dhe vlerësim për punën 34-vjeçare.



