STOP – EMISIONI 219 (SEZONI 2)

Pret 12 vjet, që Aluizni Vlorë të përgjigjet: nuk kemi kompetenca!
Ylli Pasho banon prej 30 vjetësh në lagjen “Liria” në Vlorë. Por që nga viti 2005 pret legalizimin e banesës së tij. Të drejtën për legalizim zoti Pasho e ka fituar me VKM-në e vitit 2012, por ende nuk po mundet të bëhet pronar legjitim i shtëpisë së tij.”Stop” iu drejtua drejtorisë rajonale të Aluiznit, ku titullari Vaso Spaho, premtoi, se në mesin e qershorit Ylli Pasho do të mund të tërhiqte certifikatën e legalizimit. Por në një përgjigje të mëvonshme, pas kalimit të këtij afati, Aluizni sqaroi, se nuk ka kompetenca për këtë rast, pasi nuk bëhet fjalë për një ndërtim pa leje.Tashmë zoti Pasho do të rinisë kalvarin në zyrat e bashkisë dhe hipotekës,Vlorë.

Debitore në shtet për 5 vjet pension, faji i punonjëses së shtetit.
Antoneta Shyti nga Fieri,denoncon në “Stop”, se ka paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për punë në bujqësi dhe 5 vjet pasi merrte pension, ia presin atë.Këtë përgjigje i japin edhe në Institutin e Sigurimeve shoqërore.Auditi e ka gjetur procedurën me shkelje, pasi zonja Shyti ka patur tokë me qira dhe jo në pronësi.Tashmë Antoneta Shyti, jo vetëm nuk merr pension, por rezulton debitore në shtet, për 5 vitet, që e ka përfituar atë.Në institutin e sigurimeve në Fier, na thonë, se kontributet e zonjës, kalojnë si kontribute vullnetare. Vetëm në moshën 70 vjecare, ajo mund të marrë pension social, por të reduktuar për shkak të debisë, që tashmë i ka shtetit, për faj të vetë shtetit.

“Stop” regjistron djalin e emigrantit të kthyer nga Franca.
Afiz Ponari nga Tropoja tregon në “Stop”, se ka qenë emigrant në Francë, ku i ka ardhur në jetë edhe një djalë pas 3 vajzave.Pasi e kthyen në Shqipëri, nisi kalvari për regjistrimin e djalit të vogël.Pas interesimit të gazetares së emisionit, Ministria e jashtme sqaroi gjithë procedurën, që duhet ndjekur për regjistrimin e të voglit. Shërbimi ligjor falas dhe Denada Selimi morën përsipër zgjidhjen e problemit të Afiz Ponarit, përmes emisionit “Stop”.

Të Fundit