Një denoncues anonim tregon, se para disa muajsh ishte interesuar, që të merrte vizë në Ambasadën Gjermane. Një mik i tha, se një grua me emrin Erla dhe Kristina Bajram Bodi, mund t’ia përshpejtonin vizën. Kristina i kërkoi disa herë pagesa dhe në total denoncuesi pagoi 1100 euro.Më pas gjithcka vijoi me premtime, justifikime e gënjeshtra.Në një email qytetarit iu kërkua nga Kristina, që të paraqitej për takim në ambasadën gjermane, por atje nuk kishte asnjë të dhënë.Në këtë moment, qytetari kërkon paratë dhe pasaportën mbrapsht.Madje ai i thotë, se tani do ta zgjidhë problemin me emisionin “Stop”.Brenda 24 orësh qytetari merr paratë dhe pasaportën, që rrinte prej 3 muajsh në sirtarët e ambasadës gjermane. Kjo e fundit tha, se nuk ishte rasti i parë i ankesave për zonjën Kristina Bodi.
Gjatës ditës së sotme kryeministri Rama feston 59 vjetorin. Por në këtë datë kujtohet edhe pavarësia e SHBA-ve. një festë federale, që kujton deklaratën e Pavarësisë më 4 korrik 1776. “Stop” i ka kujtuar me humor të dyja këto ngjarjë të ditës së sotme, shoqëruar edhe me nga një urim.
Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në redaksinë tonë trokiti Teuta Gjolena.Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit, familja e saj iu drejtua Kadastrës, që të bëhej njohja e tyre si trashëgimtarë, pasi nuk kishin një dokument pronësie.Shtëpia ishte banuar, që nga vitet ‘80. Gjykata e Beratit e më pas ajo e Apelit Vlorë, urdhëruan bashkinë e Kucovës dhe Kadastrën e Kucovës, që të njihnin 5 trashëgimtarët si pronarë të një apartamenti 2+1 në fshatin Perondi.Kadastra u shpreh, se nuk mund të bëhet regjistrimi, sepse bashkia, si palë e paditur, nuk është pronare e kësaj banese.Ndërkohë në regjistrat e kadastrës ne pamë emrin e kryefamiljarit të ndjerë.Këto banesa janë përftuar nga ish-ndërmarrjet e aviacionit para shumë viteve.Pas kaq mujash qytetarja Teuta Gjolena tregon, se i ka ardhur sërish përgjigje refuzuese nga ana e kadastrës së Kucovës.“Stop” dhe qytetarja i ridrejtohen Kadastrës qendrore me shkresa zyrtare, në mënyrë që të rishohin vendimin e refuzimit të regjistrimit.