Problematika e rradhës na con në Lac, për lokalin e shtetasit Vid Prenga, i cili thotë, se disponon të gjitha dokumentet për lokalin. Për zonën, ku ndodhet objekti i tij, është menduar të zhvillohet projekti për përballimin e pasojave të tërmetit. Fillimisht Vidit i është thënë, se lokali i tij nuk përfshihet në projekt. Por gjërat ndryshuan. Vid Prenga tregon, se prej vitit 2005 e ka lokalin afër komisariatit të policisë së Kurbinit. Kryetarja e Bashkisë i ka thënë, se nuk ka nevojë për dokumentacionin e tij, pasi lokali nuk do të shembet, në qoftë se nuk shembet godina e policisë. Por pas disa kohësh i shkon Enti i Banesave, për t’i dorëzuar letrën e emrave, që përfshiheshin në projekt, ku të gjithë emrat ishin me kompjuter, ndërsa emri i Vidit me shkrim dore. Në këto kushte shkoi sërish në Bashki dhe Kryetarja i tha, se nuk do të lejojë kafe afër Bashkisë. Vidi firmosi kontratën e shkëmbimit, por aty nuk përfshihej as bonus, as asistencë, ndërkohë që problemi i vërtetë është se iu tha, se lokali do të shembej për parkim për policinë. Edhe pse i thanë, se nuk do të ketë kafe afër bashkisë, një tjetër lokal ndodhet më afër se i Vidit me policinë dhe bashkinë.Nënkryetarja e bashkisë, Iris Menga, thotë, se ky institucion nuk e ka projektin, por vetëm planin e detyrueshëm vendor, ndërsa projekti vjen nga Turqia. Po kështu Enti Kombtar i Banesave na kthen përgjigje, se nuk jep detaje për projektin,por qytetari do marrë atë, për të cilën ka firmosur.
Me një këngë për nisjen e muajit korrik nis emisioni i sotëm.BE miratoi listën e vendeve, që lejohen të hyjnë nga sot në vendet e unionit, por Shqipëria përjashtohet nga kjo listë.Nga ana tjetër Austria dhe Holanda rikthejnë sot funksionimin e shtëpive publike, si një aktivitetet më të prekura nga pandemia e koronavirusit.Një qytetar në Vienë u dënua me 500 euro gjobë, për shkak se lëshoi gazra në prani të policisë. Kryeministri Rama ishte dje në Kosovë dhe në takimin me nënkryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, Rama është i vetmi, që nuk mban maskë mbrojtëse.
Pak kohë me parë kemi trajtuar problemin e drejtimit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Fillimisht drejtori u kërkoi bizneseve të qëndronin hapur, edhe pse institucionet shtetërore kishin vendosur izolimin e detyrueshëm. Si të mos mjaftonte kjo, drejtori nisi konfliktin personal me bizneset, duke i anulluar kontratën, e duke i hequr pajisjet, edhe pse cështja kishte shkuar për gjykim.Drejtori i TIA-s duket se nuk ka thënë të vërtetën edhe për karrierën e tij profesionale. Ai pretendon, se ka një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e aeroporteve, por më së shumti ka punuar si agjent shitjesh për prona të paluajtshme.