Katerina Delhysa ankohet në ‘Stop” për Agjensinë e Trajtimit të Pronave.Ajo tregon, se familja e saj ka pasur një shtëpi rreth 300 m2, në zonën, ku ndodhet Ambasada Gjermane. Katerina thotë, se për këtë pronë disponon dokumenta nga AKKP-ja, vërtetim dhe certifikatë pronësie, që i njeh pronarë të ligjshëm të kësaj prone. Në momentin, që Ambasada Gjermane shfaqi interes për pronën, atë e sekuestroi shteti, duke u premtuar kompensim ish-pronarëve të ligjshëm. Zonja thotë, se është paraqitur me dhjetra herë tek ATP, e cila e njeh pronësinë, edhe kompesimin, por nuk po ekzekuton vendimin e kompesimit. Delhysa interesohet sërish ATP me kameran e fshehtë të Stop, por aty punonjësja i thotë, që nuk i gjendet aplikimi i vitit 2017.Ndërsa gazetares, specialisti i ATP-së i shpjegon, se zonja Katerina duhet të riaplikojë dhe të cojë edhe dy dokumenta të tjerë, për shkak të ndryshimit të dispozitës ligjore.Pas këtij momenti Katerina aplikoi sërish dhe iu hap drita jeshile, për marrjen e parave, që i takojnë.
Dita e fundit e fushatës/ cfarë mendojnë qytetarët për zgjedhjet.
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për votimet e së dielës, Renaldo u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur a janë të gatshëm ta hedhin votën.Në një fushatë aspak të zakonshme e me pjesëmarrjen e vetëm një pale, qytetarët thonë, se politikanët kanë menduar e mendojnë vetëm për interesat e veta.
Mashtrimi/ blen makinë mishi on line, ia sjellin të prishur e ndërrojnë telefon.
Nikollë Topallaj, 75 vjec, nga Rrësheni vendos të blejë një makinë mishi on line, në një kompanitë e shumta, që kanë mbirë si kërpudha e që nuk reshtin së telefonuari për oferta.Nikolla tregon, se e pagoi makinën 12 mijë lekë, por ajo nuk montohej.Nikolla tenton të kontaktojë kompaninë, por numri ka ndryshuar. Në kompaninë tjetër FedEx, thonë, se bëjnë vetëm transportin e objekteve, por nuk mbajnë përgjegjësi për cfarë ka brenda.Për objektin përgjegjësinë e ka ShopAlbania, ku është porositur malli.Por punonjësit e FedEx thonë, se me shopalbania kanë prishur kontratën, për shkak të ankesave të qytetarëve.