Pas shqetësimit të 30 puntoreve, që nuk janë paguar që në muajin shkurt të këtij viti, nga fasoneria turke “Ozkurakan Albania” me administrator Erjon Tahiraj udhëtojmë drejt Gjirokastrës. Përgjegjësja Blerina Kënaci na shpjegon, si u njoh me administratorin dhe si nisi puna.Në janar ka patur probleme me pagesat, probleme, që vijuan me pas në shkurt e mars, duke mos shlyer edhe kontributet.Zonjat tregojnë, se kanë qepur edhe për marka prestigjoze dhe janë paguar minimalisht 350-380 mijë lekë të vjetra në muaj.Nga Gjirokastra shkuam në Fier, pasi referuar ekstraktit të QKB-së, subjekti “ozkurkan Albania” me administrator Erjon Tahiraj e ka adresën në lagjen Sheq i madh. U takuam me babain e tij Yzeir Tahiraj, por ai thotë, se nuk ka kontakte me djalin, madje i kërkon ndihmë gazetares për ta gjetur.Ne morëm informacion në zyrën e taksave vendore të Bashkisë Gjirokastër, ku drejtoresha Çiljeta Metaj, na shpjegoi, që ka hapur adresë dytësore në shtator 2022 dhe ka rreth 4 milionë lekë të vjetra detyrime. Inspektorë në terren e kanë gjetur të mbyllur subjektin.Në fund në shkuam edhe te krimi ekonomikdhe Inspektoriati i punës. inspektorja Silvana Selimi thotë, se kanë mbyllur inspektimin pa asnjë rezultat, ndërsa policia thotë, se i ka referuar materialet në prokurori.
Pasi u shpall në kërkim nga policia për ryshfetin 150 euro për provimin e studentëve, ish rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi ka dalë nga kërkimi me urdhër të prokurorisë.Ajo është shfaqur në publik, duke ftuar për kafe kolegët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.Në emër të sindikatave, një grup pedagogësh e kanë quajtur të turpshëm një akt të tillë, duke kërkuar drejtësi për rektoren, që njollosi emrin e institucionit arsimor.
Liljana Duka është 62 vjece. Që prej lindjes ka ecur me vështirësi. Dalëngadalë ka humbur fare aftësinë për të ecur. Sikur të mos mjaftonte kjo, është diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera. Jeta Duka, nëna e saj, tregon, se jeton e vetme me vajzën, pas vdekjes së bashkëshortit. E ka të vështirë ta mbajë vajzën, kur ecën, prandaj ka kërkuar një karrocë në redaksinë tonë. Besnik Veshaj, një qytetar nga Vlora, i cili jeton në Greqi, ka dhuruar një karrocë për invalidë dhe një shumë monetare, për familjen Duka.