Jemi ndalur sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, i vënë së fundi disa herë në qendër të vëmendjes për rastet e përsëritura të gazit helmues të hedhur në ambientet e shkollës.Një nga mësueset më të vjetra të këtij institucioni arsimor, Parashqevi Nikolla, tregon, se shkolla, dikur elitë, është kthyer në vend terrori nga drejtoresha F. F, që nga dhjetori 2019, kur ajo u emërua në këtë post.Mësuesit thonë, se zonja Fuli është e paaftë të menaxhojë dhe kërkon të reduktojë numrin e nxënësve me 400 të rinj, duke shkurtuar dhe 25 arsimtarë. Si të mos mjaftonte kjo, drejtoresha e ka kthyer shkollën në kazermë, duke mbyllur dyert me celës.
Sot mbushen plot 3 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Por debati politik mbetet i njejtë dhe i pazgjidhur: reforma zgjedhore. Si cdo të enjte edhe sot parlamenti u mblodh në seancë plenare. Nuk munguan debatet, por edhe batutat nga deputetët për cështjet e reformës dhe pikave më të nxehta të saj.
Stafi pedagogjik i shkollës “Janaq Kilica” në Fier protestoi pranë ZA-së së Fierit dhe në fund të dhjetorit u mbajt një mbledhje me të gjithë protagonistët.Në materialin audio dëgjohen qartë ankesat dhe pakënaqësitë e mësuesve për indoktrinimin politik nga ana e drejtoreshës Fuli dhe kërcënimet e saj me vendin e punës.Vetë drejtoresha e ZA-së, Y.B, pranon shkeljet e zonjës Fuli, të cilës i kërkon të heqë dorë nga reformimi dhe reduktimi i nxënësve dhe mësuesve.Megjithë shkeljet dhe abuzimet flagrante ZA Fier dhe MAS nuk kanë marrë parasysh peticionin e stafit pedagogjik të gjimnazit “Janaq Kilica”për shkarkimin e drejtoreshës problematike Fereniqi Fuli.