Një video tregon një tufë lopësh, që respektojnë rregullat e qarkullimit e ecin në vijat e bardha. Një majmun qesh me të madhe, derisa bie në tokë me lojën që i bën një qytetar. Në plazhin e Darzezës më shumë bëjnë xhiro në bregdet makinat, se pushuesit. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
