Edukatorja Alisa Bykyku ka denoncuar një emërim të padrejtë në Devoll. Ajo tregon, se ka fituar e katërta në portal dhe ZA Devoll e emëroi edukatore në Cangoj, me një kontratë 3 mujore. Por në 18 qershor i vjen një dublante për ta zëvendësuar. Bëhet fjalë pikërisht për gruan e Nënkryetarit të Bashkisë, Ylli Taho, edhe pse kjo e fundit, ishte e 16-ta në portal.Në ZA i thonë, që merret Bashkia me emërime dhe paga, ndërsa në bashki i përgjigjen, se e ka emëruar ZA-ja, ndaj nuk e njohin dhe nuk e paguajnë.Drejtoresha e shkollës 9 vjecare “Ismail Gjata” në fshatin Cangoj, Burbuqe Bylykbashi, thotë, se është në dijeni të problemit,por zëvendësuesja ka ardhur me vendim të bashkisë.Sipas drejtoreshës së ZA-së Devoll, Imelda Cycko, bashkia ka shkelur ligjin.Nënkryetari i bashkisë, shprehet, se guraja e tij ka qenë e dyta në portal, edhe pse ajo ishte e 16-ta.Ndërsa kryetari, Bledjon Nallbati,thotë shprehimisht se nuk i do qejfi ta paguajë Alisa Bykykun, pasi është e emëruar nga ZA-ja.E vetmja zgjidhje për Bylykun mbetet gjykata.
Tërmeti i Tepelenës tund sërish vendin.
Kolegji zgjedhor la sot në fuqi mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.Pas presionit ndërkombëtar, opozita zhvilloi të premten një protestë mëse paqësore.Kryeministri Rama u prit me këngë në Tepelenë këtë fundjave dhe shpreh, se nuk mund të ikte nga jugu i vendit, pa u ndalur në Tepelenë.Tërmet Peci u filmua në fundjavë, duke bërë fushatë elektorale në ambientet e kishës. ‘Stop” bën paralelizëm me aktorin Albanese, që kërkon votën në kishë.
Sensibilizimi në “Stop”, qytetarët ndihmojnë pacientin me hemofili A.
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e qytetarit Sabri Ceka, i cili vuan me diagnozën Hemofili A. Pasi trokiti në të gjitha zyrat e mundshme, nuk mundi të sigurojë Age flutur, për të cilën ksihte nevojë. Por pas transmetimit të problemit të tij në “Stop”, u sensisibilizuan qytetarët brenda dhe jashtë vendit, mes cilëve dy infermierë nga Gjermania, Pranvera Kamberaj dhe Gestian Potka, që i siguruan nga 20 age secili, si dhe Violeta Nocaj nga Rubiku me 1 age.