STOP-EMISIONI 21 (Sezoni 9) 2 Tetor 2023-“I ka ikur shikimi, po vete punon mbi zetor”, si zhvaten fondet e kempit.

Në 22 shtator transmetuam një rast në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me shtetasin Jorgo (Zani) Shehu (Çehu). Ai prej prej vitesh merr kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarinë për të. Fotot dhe videot, që ne transmetuam, tregojnë, se Jorgo, apo Zani i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi.Ne morëm takim me mjeken e familjes së zotit Jorgo.Kjo e fundit na tha, se pacienti në fjalë, është plotësisht i verbër, dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal.Ne shkuam në shtëpinë e pacientit dhe e gjetëm duke larë oborrin. Duke i hyrë më thellë kësaj problematike, Shërbimi social shtetëror ka një fond prej 18 miliardë lekësh për 17 537 persona me aftësi të kufizuar, ku hyjnë ata me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike. Ndërsa invalidë pune, pagesa e të cilëve mbulohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, janë në rang vendi 66 920 persona dhe fondi i akorduar është 6.3 miliardë lekë për vitin 2023. Janë pothuajse 100 mijë përsonat, që përfitojne pagesa invaliditeti e megjithatë në këtë material ne sjellim persona në nevojë, që nuk përfitojnë asgjë dhe të tjerë, që marrin pagesë invaliditeti e punojnë si muratorë, apo në majë të zetorit.

Javën e kaluar transmetuam një video, në pallatin e quajtur Vllaznia në zonën e Freskut. Vendi pranë shkallës, ishte kthyer në vendgrumbullim plehrash.Menjëherë pas transmetimit, zyrtarët lokalë morën masa dhe pastruan zonën pranë pallatit. Rastet, që emisioni “Stop” ka trajtuar lidhur me gjyqtaren Suela Dashi, janë bërë casus për studentët e drejtësisë në Tiranë,për “etikën dhe shkeljen e saj nga gjyqtarët”.

Në datën 21 shtator transmetuam një problematikë nga qyteti i Lezhës.Dritan Gega, ish-drejtor i shkollës 9 vjecare “Pashko Vasa”, Shkodër, u lirua nga detyra në vitin 2020. Ai kishte punuar prej 22 vitesh në arsim.Pas lirimit nga detyra, Dritani iu drejtua gjykatës dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër vendosi, që Dritan Gega të dëmshpërblehej me 12 paga dhe ky vendim përbënte titull ekzekutiv. Z.Gega tha, se drejtori i Drap Lezhë nuk e ekzekuton vendimin me arsyen, se cështja është apeluar. Ne folëm me Drejtorin e Drap Lezhë, Hasan Muça dhe punonjësin e burimeve njerëzore, Pashk Alia, të cilët e interpretuan sipas oreksit të vet vendimin e gjykatës.Majde Alia tha, se pranon të varet, nëse ky ekzekutim është i ligjshëm. Pas transmetimit tonë, vendimi i gjykatës administrative të shkallës së parë Shkodër u ekzekutua dhe pagat kaluan në emër të qytetarit Dritan Gega.

Të Fundit