STOP-EMISIONI 20(Sezoni 11) 29 Shtator 2025-Vjedhja e ID-së në Shqipëri bllokon emigrantin në SHBA, cfare ndodhi, video.

Motra e një emigranti të paligjshëm në SHBA, ka denoncuar një ngjarje shqetësuese,vjedhjen e ID-së së vëllait të saj. Gjatë përpjekjeve, për t’u pajisur me dokumenta në SHBA, ku kërkohet edhe ID shqiptare, emigranti ka hasur një problem në sistemin e a-Albania.Të dhënat e tij dolën të bllokuara në sistem. Familjarët u interesuan në Njësinë Administrative Miras Devoll, te Gjendja Civile, ku u informuan, se persona me të dhënat e vëllait ishte arrestuar, por në foto ishte një person tjetër, që nuk përputhej me emigrantin.Emisioni “Stop”, zbuloi se kush ishte përgjegjës për vjedhjen e ID-së së emigrantit në SHBA. Familjarët, duke tentuar të rregullojnë këtë situatë, bënë denoncim në polici dhe në Gjendjen Civile. Por pas një viti e gjysmë, nuk gjetën zgjidhje.Pas ndërhyrjes së “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e zgjidhi rastin. Sistemi i të dhënave u zhbllokua dhe emigranti mund të aplikojë për ID në a-Albania, duke përmbyllur kështu një problem, që i kishte zënë frymën prej kohësh.

Bashkëshortja Carla Bruni i këndon ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy këngën ikonike “Let It Be” në një video, që po bën xhiron e internetit. Ky akt erdhi pas dënimit të Sarkozy me 5 vjet burg për korrupsion dhe marrje parash nga ish-diktatori libian Gadafi. Kjo këngë mund të shërbejë si frymëzim për korin e grave shqiptare, që kanë në qeli bashkëshortët, dikur ministra apo deputetë.

Festim Lena, një qytetar nga Divjakë, denoncon, se Prokuroria, po i mban të bllokuar automjetin e tij, i cili shërben për transportin e ujit, pavarësisht, se ai rezulton i pastër në sistemin e Drejtorisë së Transporteve.Kur shkoi të merrte targë të re, në sistem i doli e kuqe nga Interpol Tirana.Por sipas verifikimit të bërë nga Drejtoria e Transporteve, mjeti me probleme nuk është i njejti.Bëhet fjalë për një ngatërrim me një automjet tjetër që rezulton i regjistruar në sistem.Jurgen Rrushi, Kryetar i Regjistrimit të Mjeteve në Fier, shpjegon, se në këto kushte, qytetari duhet të marrë shërbimin, që i takon.Emisioni “Stop” i është drejtuar me shkresë Prokurorisë në Fier, duke kërkuar zgjidhjen e çështjes.Pas ndërhyrjes së emisionit, Festim Lena shprehet i lehtësuar, pasi më fund mori çelësat dhe dokumentacionin e makinës së tij, që qëndronte prej një viti pa punuar.

Të Fundit