STOP-EMISIONI 209(Sezoni 10) 25 Qershor 2025-“Shperdorim detyre e heqje fashikulli”, akuze penale per prokuroren abuzuese.

Disa herë kemi transmetuar denoncime, që kanë në qendër prokuroren e Sarandës Esmeralda Basho. Përfaqësuesja e akuzës për një rast të një konflikti mes disa adoleshentëve, nuk ka marrë pamjet filmike dhe ka kërkuar zbutjen e masës për autorin. Në një tjetër rast, të një incidenti në një lokal, janë zhdukur videot dhe një telefon.Ngjarja, që trajtojmë sot, ka ndodhur në qershor të vitit 2022, ku në banesën e ndërtuesit Lefter Lefteri, është vendosur tritol. Për hetimin e kësaj cështjeje, është caktuar prokurorja Esmeralda Basho.Agjenti Mariglen Basho ka pasur për detyrë kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrjen e pamjeve filmike. Por cfarë ka ndodhur? Meqë pamjet filmike nuk u morën, u publikuan nëpër rrjete sociale. Në këtë moment prokurorja Basho ka filluar hetimin ndaj shefit të komisariatit për shpërdorim detyre dhe ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra për pamjet filmike, detyrë kjo, e agjentit të policisë Mariglen Basho. Agjenti është djali i xhaxhait të prokurores.Prokurori i Rrethit Sarandë, Kledian Llaho e ka hequr prokuroren Basho nga hetimi i kësaj cështjeje, me arsyetimin se ishte në konflikt interesi. Por këtë vendim, prokurorja e ankimon në Klp, ankimim, që rrëzohet. Nga ana tjetër, ndaj prokurores Basho, ka filluar një hetim penal nga Prokuroria e Sarandës me prokurore Hava Memko, për veprën penale “Shpërdorim detyre dhe zhdukje e fashikullit” pasi dyshohet, se Esmeralda Basho ka zhdukur disa akte në një dosje penale në ngarkim te shtetasit Krenar Islamaj, për zhdukjen e pamjeve filmike dhe një telefoni.Avokati Arben Llangozi tregon, se në disa ngjarje të njëpasnjëshme, prokurorja Basho dhe djali i xhaxhait të saj, nuk kanë marrë pamjet filmike dhe kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

Prej një muaji e gjysmë me denoncime të vjedhjes së votës, PD rezulton vetë kampione në këtë drejtim. Deri mesditën e sotme, plot një javë nga procesi i rinumërimit, PD është ajo, që ka marrë më shumë vota të padrejta, plot 418 deri më tani, që do t’i zbriten rezultatit final.Partisë socialistë do t’i hiqen 316 vota të pamerituara.Edhe partitë e vogla, që janë ankuar për padrejtësi, kanë marrë më shumë vota, nga c’u takojnë. I vetmi, që e ka pësuar nga numërimi i parë, është Lulzim Basha, të cilit do t’i shtohen 28 vota, që ia kanë hequr padrejtësisht.Edhe kandidatët kanë marrë vota, që nuk u takojnë. Ilir Alimehmeti, apo Ilir Meta rezultojnë me dhjetëra vota shtesë. Nga kampi i pushtetit, numrin më të lartë të votave të shtuara e ka ministri Ervin Hoxha, pasuar nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe.

Suzana Gega është një qytetare, që tregon, se është aksidentuar në vitin 2016 dhe aksident ka pësuar edhe e bija në vitin 2018. Për të dy rastet ka marrë avokat zotin Skënder Allmeta. Sipas Suzanës, të dy gjyqet janë në Apel, ndërsa avokati i ka dhënë paradhënie 4 milionë lekë të vjetra. Ne komunikojmë me avokatin, i cili thotë, se cështja është fituar në shkallën e parë e pret gjykimin në Apel.Nga ana tjetër, në Gjykatën e Apelit, figuron ankimimi për zonjën Suzana Gega, por jo për vajzën e saj Sandra Gega.Sa për të parën, gjykatësja që ka cështjen, Valbona Vatha, po shqyrton dosjet e vitit 2018.

Të Fundit