STOP-EMISIONI 208(Sezoni 10) 24 Qershor 2025-“Rrace e degjenerume, t’nxifte Zoti surratin”, ish-burri i merr femijet

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në “Stop”, pasi tregon, se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka dy fëmijë të moshës 4 dhe 9 vjec. Ajo thotë, se u ndanë, pasi ish-bashkëshorti nuk e lejonte, që të praktikonte fenë islame dhe u largua nga shtëpia bashkë me fëmijët. Një muaj më vonë, ai merr fëmijët për t’i takuar dhe nuk i kthen më. Zonja bëri kërkesë për zgjidhjen e divorcit në Durrës dhe ish-bashkëshorti e kishte hapur në Tiranë, ku qytetarja bën kërkesa për marrjen e masës së përkohshme, por nuk i aprovohet nga gjyqtarja. Gjithashtu të dyja palët, pajisen me urdhër-mbrojtjeje, por nuk bëhet asnjë raport psikologjik dhe gjykata vendos, që nëna do t’i takojë fëmijët vetëm ditën e premte. Zonja kërkon, që të rrijë më shumë me ta, pasi prej kohësh i takon shumë pak.Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptojmë ndikimin e babait te fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve, që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të. Nga shërbimi social Kavajë na u tha, se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhërit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.Graciela Mana psikologe, shprehet se interesi më i lartë është ai i fëmijëve dhe duhet me patjetër që institucionet të marrin masa dhe të hartojnë raporte psikologjike e më pas të vendoset në të mirë të tyre.Orgesa Serani, avokate shpjegon, se duhet të merret masa e përkohshme dhe fëmijët të qëndrojnë me nënën, pasi janë shumë të vegjël.

Një gomar është pajisur me drita të gjata, për të ecur në rrugë. Një qen është kthyer në vegan, si për t’ju përgjigjur trendeve të reja të të ushqyerit. Videot janë bërë menjëherë virale në rrjet.

Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dhe Prokurorisë në Elbasan. Një qytetar ka kryer dy vitet e burgimit, masë kjo e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, por nuk i sekuestrohen 2 celularët, që kishte para se të shkonte drejt qelisë. Me datë 27 maj 2025 del nga burgu e të nesërmen bën një shkresë në Prokurori për kthimin e sendeve, por nuk merr përgjigje. Pas shkresave që ne i bëjmë Gjykatës dhe Prokurorisë Elbasan, kjo e fundit na sqaron, se në vendimin e Gjykatës Elbasan, kjo e fundit është shprehur vetëm për personin dhe dënimin e tij, por jo për sendet personale, dhe për këtë “harresë”, duhet të bëjë një tjetër seancë, që të shprehet për sekuestron e sendeve personale.

Të Fundit