STOP-EMISIONI 207(Sezoni 10) 23 Qershor 2025-“Ore budall, s’do me ia dhene”, Ministria i jep grant investimi, bashkia ia djeg.

Florenc Gjonaj është drejtuar në Stop pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen, por nuk po lejohet nga bashkia. Ai vendosi, që të bënte një pulari dhe mori lejet në AZHBR, ku dhe doli përfitues i grantit për 50% të investimit. Pas kësaj, duhej një leje ndërtimi nga bashkia, që nuk po i jepet, me arsyetimin, se ministria e bujqësisë për rastet kur është tokë-truall dhe nuk respektohen distancat.Ne shkuam në Ministrinë e Bujqësisë, ku na thonë, se kështu veprohet edhe në bashkitë e tjera, kur ka toka truall, pasi aty ka ndërtesë dhe ministria shprehet vetëm për toka bujqësore.Ne u takuam me Drejtorin e Urbanistikës në bashkinë e Mirditës, Julian Tusha, i cili këmbëngul, se në projektin e zotit Florenc Gjonaj, nuk respektohen distancat. Ai premtoi, të bënte matjet në terren, por nuk doli, ta bënte këtë.Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi shprehet, se ai konsultohet me specialistët dhe i është thënë, se nuk respektohen distancat. Madje Mëlushi thotë, se ka dashur një mendim të specializuar nga Ministria e Bujqësisë, por kjo ministri nuk është shprehur. Sipas kryebashkiakut, nëse do të ketë shkelje, do të merren masa. Por nga ana tjetër afati për grantin e qytetarit, po përfundon.

Mega festa me alkool e flirtime. Të rinjtë shqiptarë tregojnë, sesi argëtohen gjatë jetës së natës. Në një atmosferë të tillë ishte dhe grupi ynë i xhirimit gjatë mbrëmjes së hapjes së “Cinco Cavalli summer” në Durrës.

Disa ditë më parë treguam, sesi avokatja e Lushnjes Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë, duke u marrë paratë, pa u mbaruar asnjë punë. Në Dhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, na tha, se Klotilda Kola është pa licensë dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se 8 vjetësh. Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët, gjatë gjithë kësaj kohe.Në redaksinë tonë kanë mbërritur të tjera denoncime për zonjën Kola. Ajo ka mashtruar edhe 4 familje të një fisi për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë në Lushnjë.Pasi ata kanë bërë pagesat, ajo i ka mbajtur me shpresë, deri në ditën, kur mbylli zyrën dhe u zhduk papritur. Këtë herë në redaksinë tonë është ankuar Armando Boçi, pronari i dyqanit, ku ka punuar Klotilda. Armando thotë, se Klotilda ka ikur, duke lënë pa paguar qiranë dhe energjinë.Kontrata i ka përfunduar në maj, por ajo është zhdukur që në prill bashkë me celësat e zyrës me vete. Shumë njerëz, të mashtruar prej saj, tentojnë të shqyejnë derën në shenjë proteste.Ne iu drejtuam Policisë së Fierit, e cila na tha zyrtarisht, se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë kryer të gjitha veprimet dhe materialet procedurale i kanë referuar në Prokurorinë e Fierit. Ndërkohë Klotilda Kola është shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin dhe gjetjen e saj.

Të Fundit